Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Rregullorja e GJKKO nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, Avokatët vendosin për bojkot pa afat
Sipas vendimit të Dhomës së Avokatisë, bojkoti nis nga dita e sotme dhe do të vijojë pa afat, deri në pezullimin e menjëhershëm të masës dhe rishikimin e saj në tërësi nga trupa drejtuese e GJKKO-së.
8 September 2026, 14:00Nga E. D
GJKKO
TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë proteste ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila ndalon avokatët të përdorin telefonat celularë brenda ambienteve të gjykatës.
Sipas vendimit të Dhomës së Avokatisë, bojkoti nis nga dita e sotme dhe do të vijojë pa afat, deri në pezullimin e menjëhershëm të masës dhe rishikimin e saj në tërësi nga trupa drejtuese e GJKKO-së. Vendimi prek të gjitha seancat dhe proceset gjyqësore që zhvillohen në GJKKO, me një përjashtim të vetëm.
Seancat për vlerësimin e masave të sigurisë do të vijojnë të zhvillohen, ndërsa të gjitha proceset e tjera do të bojkotohet nga avokatët. Dhoma e Avokatisë e konsideron masën e re të GJKKO-së të papranueshme dhe kërkon rishikimin e saj nga drejtuesit e gjykatës./Dosja.al