LIVE UPDATES
Aktualitet

Rregullorja e re e GJKKO për mediat, SafeJournalists: Kufizon punën e gazetarëve në sallat e gjyqit

Me anë të një deklarate, SafeJournalists vlerëson nevojën që GJKKO të garantojë sigurinë, integritetin e proceseve gjyqësore dhe administrimin e drejtësisë, por thekson se disa nga dispozitat e reja mund të kenë ndikim negativ në transparencën dhe raportimin mediatik.

7 August 2026, 12:29 Nga E. D
Rregullorja e re e GJKKO për mediat, SafeJournalists: Kufizon punën e
foto ilustruese

TIRANË- Rrjeti SefaJorunalists ka reaguar lidhur me rregullat e reja të GJKKO për gazetarët, duke argumentuar se ato mund të kufizojnë lirinë e medias dhe aftësinë e gazetarëve për të raportuar mbi proceset gjyqësore. Me anë të një deklarate, SafeJournalists vlerëson nevojën që GJKKO të garantojë sigurinë, integritetin e proceseve gjyqësore dhe administrimin e drejtësisë, por thekson se disa nga dispozitat e reja mund të kenë ndikim negativ në transparencën dhe raportimin mediatik.

Sipas SefaJorunalists, një nga shqetësimet kryesore lidhet me detyrimin për akreditim vjetor të gazetarëve dhe mungesën e qartësisë nëse një gazetar pa akreditim mund të ndjekë një seancë publike si pjesë e publikut. Po ashtu, SefaJorunalists nënvizon se kriteret e akreditimit mund të vendosin në disavantazh gazetarët e pavarur, freelancerët dhe ata në fillimet e karrierës.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme që të pezullojë rregulloren e re që censuron mediat. Në fund të deklaratës, Rrjeti thekson se do të informojë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vijojë monitorimin e zbatimit të rregullores.

Reagimi i plotë i SefaJorunalists:

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për disa nga dispozitat që lidhen me median në Rregulloren e re të Brendshme të miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026, publikuar më 31 korrik 2026 dhe që parashikohet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026.

Rrjeti njeh përgjegjësinë e Gjykatës së Posaçme për të garantuar sigurinë, për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në proces, për të ruajtur integritetin e procesit gjyqësor dhe për të siguruar administrimin e rregullt të drejtësisë. Ai gjithashtu vlerëson garancitë e parashikuara në rregullore për të nxitur transparencën, trajtimin e barabartë dhe vendimmarrjen e arsyetuar.

Në të njëjtën kohë, efekti i kombinuar i disa dispozitave rrezikon të kufizojë aftësinë e gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt proceset gjyqësore, për të mbajtur shënime të sakta, për të komunikuar me redaksitë e tyre dhe për të raportuar në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik.

Vërejmë se neni 90 vendos akreditim vjetor dhe individual, ndërsa neni 93(1) rregullon aksesin e përfaqësuesve të akredituar të medias. Rregullorja nuk përcakton qartë nëse një gazetar pa akreditim të përhershëm nga Gjykata e Posaçme mund të ndjekë një seancë, e cila përndryshe është publike, si anëtar i publikut. Shtojca 7 kërkon gjithashtu që gazetarët e pavarur të dëshmojnë veprimtari profesionale gjatë 12 muajve të mëparshëm. Kjo qasje rrezikon të vendosë në pozita të pafavorshme gazetarët freelancer, të pavarur, në fillimet e karrierës apo të sapocaktuar për të mbuluar Gjykatën. Akreditimi mund të lehtësojë identifikimin dhe aksesin e barabartë, por nuk duhet të shndërrohet në një filtër apo kusht të panevojshëm për të ndjekur procedimet publike.

Procedura e aksesit mund të krijojë gjithashtu një barrë të panevojshme administrative për gazetarët, veçanërisht për ata që punojnë në redaksi të vogla ose si gazetarë të pavarur. Kur aktivizohet procedura e posaçme sipas nenit 93(2), neni 93(3) kërkon, si rregull, që gazetarët të paraqesin kërkesë të paktën 24 orë përpara seancës. Më pas mund t’u kërkohet të konfirmojnë pjesëmarrjen, të respektojnë rregullin e përgjithshëm të një përfaqësuesi për çdo media dhe, nëse kërkohet mbulim audioviziv, të paraqesin një kërkesë të veçantë sipas nenit 95. Këto procedura mund të ndihmojnë organizimin kur ekziston një nevojë konkrete për shkak të kapacitetit të sallës apo të sigurisë, por nuk duhet të shndërrohen në kusht rutinë për ndjekjen e seancave publike. Seancat urgjente, njoftimet e vona dhe zëvendësimi i gazetarëve kërkojnë një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Jemi të shqetësuar për nenin 76 dhe nenin 93(16), të cilët ndalojnë gazetarët e lejuar vetëm për të ndjekur një seancë që të mbajnë ose përdorin telefona celularë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike. Parandalimi i regjistrimit apo transmetimit të paautorizuar është legjitim. Megjithatë, një ndalim i përgjithshëm pengon gjithashtu mbajtjen në heshtje të shënimeve, raportimin me shkrim, komunikimin me redaktorët, verifikimin e informacionit ligjor dhe përdorimin e pajisjeve për nevoja aksesueshmërie. Duhet të shqyrtohen masa më pak kufizuese dhe të zbatueshme, si përdorimi në modalitet të heshtur, vende të posaçme për median, kufizime të funksioneve të kamerës dhe udhëzime të përshtatura për raste konkrete nga kryesuesi i seancës.

Vërejmë gjithashtu se neni 95 rregullon në mënyrë specifike mbulimin audioviziv të seancave gjyqësore, përfshirë filmimin, fotografimin, regjistrimin audio dhe transmetimin. Autorizimi paraprak gjyqësor dhe kufizimet ndaj një mbulimi të tillë mund të jenë legjitime kur janë të nevojshme për mbrojtjen e dëshmitarëve, të miturve, privatësisë, provave, rendit në sallën e gjyqit apo administrimit të rregullt të drejtësisë. Megjithatë, çdo kufizim duhet të bazohet në rrethanat konkrete të seancës, të jetë i arsyetuar dhe proporcional dhe, përpara një refuzimi të plotë, të shqyrtojë alternativa më pak kufizuese. Materialet e prodhuara nga Gjykata apo të siguruara përmes një sistemi “media pool” mund të mbështesin aksesin kur ekzistojnë kufizime sigurie apo teknike, por duhet të plotësojnë dhe jo të zëvendësojnë në mënyrë rutinë praninë e pavarur të gazetarëve në sallën e gjyqit.

Për më tepër, neni 96(3)(e)–(g) trajton manipulimin përmes inteligjencës artificiale, materialet e konsideruara mashtruese dhe publikimin e imazheve të personave të identifikueshëm kur identifikimi konsiderohet i panevojshëm. Mbrojtja nga manipulimi i rremë dhe publikimi i paligjshëm është legjitime. Megjithatë, sjellja editoriale apo pas publikimit që shtrihet përtej ambienteve të Gjykatës nuk duhet të rregullohet përmes sistemit të akreditimit. Çështje të tilla duhet të trajtohen përmes legjislacionit në fuqi, mjeteve juridike, mekanizmave të korrigjimit dhe etikës profesionale.

Neni 98 parashikon paralajmërime, pezullim të akreditimit deri në gjashtë muaj dhe heqje të tij. Rregullorja përmban garanci të rëndësishme për masat më serioze, përfshirë kërkesën për prova konkrete, një urdhër të arsyetuar dhe mundësinë që gazetari ose media të dëgjohet. Megjithatë, ajo nuk parashikon qartë një mekanizëm të shpejtë rishikimi që të mund të zgjidhë një refuzim aksesi apo një masë ndaj akreditimit përpara se të humbasë vlera gazetareske e seancës përkatëse.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojnë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrin një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile. Kuadri i rishikuar duhet të garantojë që kufizimet që prekin aksesin dhe raportimin e medias të jenë të bazuara në ligj, të nevojshme, proporcionale, të përcaktuara qartë dhe të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme; që gazetarët të mund të punojnë në kushte praktike dhe të arsyeshme; dhe që refuzimet, përjashtimet apo masat ndaj tyre të jenë të arsyetuara dhe t’i nënshtrohen një rishikimi të shpejtë dhe efektiv.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vijojë të monitorojë zbatimin e rregullores.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 7 gusht 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës

Shoqata Kroate e Gazetarëve

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Medias e Malit të Zi./Dosja.al

rrjeti sefajorunalists gjkko regullet e reja te gjkko per gazetaret

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin