LIVE UPDATES
Politike

Skandali 50 milionë eurosh i dializës/ Alimehmeti: Si po përgatit Rama tenderin e radhës për të favorizuar monopolin privat. A është përsëri fituesi i paracaktuar Klodian Allajbeu?

Gjatë një deklarate për mediat, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi transparencën, kostot dhe përfituesin e këtij procesi.

15 August 2026, 14:50 Nga E.d
Skandali 50 milionë eurosh i dializës/ Alimehmeti: Si po përgatit
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e sotme se rikthimi i shërbimit të hemodializës në duart e shtetit po shoqërohet me një tender të ri prej 50 milionë eurosh për katër vitet e ardhshme. Gjatë një deklarate për mediat, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi transparencën, kostot dhe përfituesin e këtij procesi.

Alimehmeti ngriti gjithashtu dyshime se kontrata e re mund të përfundojë te i njëjti operator privat dhe kërkoi që SPAK të hetojë koncesionin e mëparshëm. Ai theksoi se përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatohet koncesioni i parë. Në lidhje me këtë, ai shtoi se nëse shteti po merr realisht në dorëzim një shërbim funksional, duhet të publikojë inventarin e aseteve dhe të pajisjeve të cilat po merr në dorëzim.

DEKLARATA  E ILIR ALIMEHMETIT

Të nderuar qytetarë, përpara dy javësh, ministrja e Shëndetësisë Sala njoftoi se pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, shërbimi i hemodializës do t’i rikthehet shtetit. Ministrja Sala deklaroi se dializat dhe check-up-i do të merren në dorëzim e do të vijojnë të ofrohen pas përfundimit të kontratave përkatëse e ky proces i është ngarkuar operatorit të shërbimeve të integruara të sterilizimit, një shoqëri kjo 100% shtetërore.

Sipas informacioneve, kjo agjenci drejtohet nga zonja Arisa Cane, që ka punuar më parë embriologe pranë Spitalit Amerikan.

Pak ditë më vonë, del në fakt një tender i ri që dëshmon planin e vërtetë të Edi Ramës për shërbimin e dializës. Për pjesën e koncesionit e cila nuk do të mbahet realisht nga shteti, e me shumë gjasë do t’i mbetet me çmime dhe më të larta të njëjtit operator privat, Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut, i cili tashmë ka krijuar një monopol në shërbimin e hemodializës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara, OSHIS-ja ka planifikuar një procedurë me vlerë 50 milionë euro për shërbimin e dializës në 5 spitale publike, të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për periudhën 4-vjeçare të ardhshme. Me 12.5 milionë euro në vit, kjo është në fakt një kosto shumë e lartë dhe madje më e lartë sesa kontrata 10-vjeçare e koncesionit të dializës së mëparshme. Pra në vend që pas 10 vitesh koncesion, shteti ta marrë shërbimin dhe ta administrojë me kapacitetet dhe pajisjet që duhet t’i trashëgonte nga privati, po përgatitet sërish një kontratë shumëvjeçare me kosto dhe barrë të lartë financiare për taksapaguesit shqiptarë.

E prandaj ministrja Sala duhet të dalë e duhet të sqarojë: Ku është shtetëzimi? Nëse shërbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojnë shtetit, përse shteti duhet të shpenzojë 50 milionë euro të tjera për ta nënkontraktuar për këto 4 vite?

Përpara se qeveria t’i japë një tjetër kontratë shumëvjeçare, duhet të bëjë transparencë. Çfarë po merr realisht shteti pas 10 vitesh nga koncesioni i parë? A është kjo një mënyrë për të mbuluar shkeljen e kontratës koncesionare, mosinvestimin, abuzimin me pagesat për shërbimet e pakryera e shumë probleme të tjera? A është realizuar 100% riinvestimi i parashikuar në kontratë? Cila është vlera reale e aseteve që po merren në dorëzim? A është ngritur grupi i punës që kërkon kontrata për inspektimin dhe marrjen në dorëzim? Çfarë ka konstatuar grupi i punës? Ku janë inventarët dhe raportet teknike?

Të gjitha këto dokumente dhe raporte duhen bërë publike. E në fakt këto pyetje vijnë pas auditeve të njëpasnjëshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka konstatuar se koncesionari kishte hyrë në vitin e 8-të pa filluar në afat riinvestimin në pajisjet mjekësore, ndonëse kontrata parashikonte që në 4 vitet e fundit aparaturat të rinovoheshin në mënyrë të tillë që t’i kalonin shtetit të reja apo me shumë pak orë pune dhe në gatishmëri të plotë për përdorim.

Pra përpara se ministrja Sala të angazhojë 50 milionë euro të tjera publike, shqiptarët duhet ta dinë: çfarë morën për miliardat që kemi paguar deri tani? A po përgatitet një kontratë e re për të njëjtin përfitues?

Historia e koncesionit të parë duhet kujtuar. Kur ministrja e asokohe Ilir Beqaj, me urdhër të Edi Ramës, paracaktoi fituesin, firmën “Evita SHPK”, edhe pse kishte një ofertë më të lartë se 4 konkurrentët e tjerë. Firmë e cila nuk kishte as eksperiencë të mëparshme në hemodializë. Vetëm 5 ditë përpara shpalljes së fituesit, Evita krijoi “Diavita”-n në Spitalin Amerikan të përfaqësuar nga Klodian Allajbeu. E kjo kontratë, e kjo procedurë duhet të marrë një administrim e duhet hetuar nga SPAK.

Prandaj sot, kur po përgatitet një tender i ri shumëvjeçar për të njëjtin shërbim dhe për të njëjtat 5 qendra, pyetja është legjitime: A ka konflikt interesi drejtoresha e operatorit? A ka konflikt interesi ministrja e Shëndetësisë? A po përgatitet përsëri një tender me fitues të paracaktuar? A janë kriteret e tenderit të ri të hapura për konkurrencë reale, apo eksperienca, kapacitetet teknike, pajisjet dhe kriteret e tjera po ndërtohen në mënyrë të tillë që vetëm operatori aktual ose një strukturë e lidhur me të të jetë në gjendje t’i plotësojë? A është përsëri fituesi i paracaktuar Klodian Allajbeu?

SPAK nuk mund të heshtë më dhe duhet të hetojë të gjithë zinxhirin e këtyre procedurave.

Përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatohet koncesioni i parë. Nëse tenderi është realisht i hapur dhe konkurrues, ministrja Sala le t’i publikojë që sot të gjitha kriteret dhe dokumentet e nevojshme. Nëse shteti po merr realisht në dorëzim një shërbim funksional, le të publikojë që sot inventarin e aseteve dhe të pajisjeve të cilat po merr në dorëzim. Dhe nëse koncesioni i parë ishte i ligjshëm dhe në interes të qytetarëve, SPAK le t’i hetojë dokumentet, bëjë transparencë e ta provojë. Sepse heshtja nuk është përgjigje. Faleminderit!/Dosja.al

ilir alimehmeti pd hemodializa

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...