Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
U importua në Shqipëri nga “Pronatyra Treg”/ Alarm për një produkt me perime të ngrira të prodhuar në Itali, urdhërohet tërheqja nga tregu
Autoritetet kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu pasi një konsumator raportoi praninë e një trupi të huaj brenda paketimit. Pas denoncimit, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), e klasifikoi rastin si rrezik serioz për shëndetin.
22 July 2026, 13:21Nga E. D
TIRANË- Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira të prodhuar në Itali. Bëhet fjalë për produktin e ngrirë “MINESTRONE 16 Verdure” me peshë 750 gram, me numër loti L03DK si dhe datë skadence 30 qershor 2028.
Autoritetet kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu pasi një konsumator raportoi praninë e një trupi të huaj brenda paketimit. Pas denoncimit, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), e klasifikoi rastin si rrezik serioz për shëndetin.
Në Shqipëri, produkti është importuar më 14 maj 2026 nga “PRONATYRA TREG” dhe është shpërndarë në dy pika shitjeje në Tiranë. Në momentin e njoftimit për tërheqje, e gjithë sasia ishte shitur. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë./Dosja.al