19 August 2026, 18:54
Nga E.d
Luis Miguel Varela Mendes
TIRANA- Personi i cili po shihni në foto është 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga Sokrat Vata. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”.
Ai u godit disa herë më thikë nga Vata, pas një konflikti i cili dyshohet se nisi për një vajzë. Edhe kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konflikti duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se Vata ta godiste me thikë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka nisur rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit./Dosja.al
luis miguel varela mendes
Aktualitet
19 August 2026, 18:10
E.d
Pamje
TIRANA- Një banesë në afërsi të QSUT-së është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Fa...
Aktualitet
19 August 2026, 18:00
E.d
Një polic qëndron pranë vendit ku po kryhen gërmime në fshatin Kalludër e Vogël e Zubin Potokut
Prokuroria Speciale dhe ...
Aktualitet
19 August 2026, 17:31
E.d
Pamje
KOMAN- Pesë turistë të huaj që u aksidentuan në Liqenin e Komanit si pasojë e përplasjes së dy skafeve, po tr...
Aktualitet
19 August 2026, 17:08
E.d
Foto ilustruse
KOMAN- Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin i cili ndodhi reth orës 15:15, në liqenin ...
Aktualitet
19 August 2026, 15:57
Elton Qyno
Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli
Gentian Gjyli, njëri nga të pandehurit kryesorë në dosjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, i &...
Aktualitet
19 August 2026, 15:41
E.d
Foto ilustruse
KOMAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Liqenin e Komanit, në afërsi të lumit të Shalës. Dy s...
Aktualitet
19 August 2026, 15:36
Fatjon Gjinaj
Sokrat Vata
“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që...
Aktualitet
19 August 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Një shtetas iranian pas ndalimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari&rdq...
Aktualitet
19 August 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një p&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 14:53
E. D
foto ilustruese
TËRBUN- Vatra e zjarrit në Tërbun paraqitet problematike, pasi flakët janë përhapur deri në Go...