19 August 2026, 15:57
Nga Elton Qyno
Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli
Gentian Gjyli, njëri nga të pandehurit kryesorë në dosjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, i është drejtuar gjykatës së posaçme me një kërkesë, duke pretenduar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli akuzohet nga SPAK për “Shkelje të pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.
Ai pretendon se masa e vendosur nga gjykata ka përfunduar afatin ligjor, për shkak se çështja penale ku ai akuzohet, ende nuk është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë.
Hetimet ndaj Gjylit, Ballukut, Erald Elezit dhe personave të tjerë u zgjatën nga SPAK në muajin Korrik 2026 deri në fund të muajit Tetor 2026.
Në muajin nëntor 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” 5 të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Të pandehur janë Gentian Gjyli, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ish-drejtori i ARRSH-së, Ervis Berberi, i cili është i arrestuar për një tjetër çështje, ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Të 5-të janë marrë të pandehur në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën tenderuese të tunelit të Llogarasë.
Hetimi i SPAK ka të bëjë me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum-Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë-Sarandë.
Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe u mbyll më 12 shkurt 2021. Por më 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte anuluar, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e tenderit.
Në këtë procedurë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e shoqërisë “Gjoka Konstruksion” sh.a., me vlerë 14 miliardë lekë ose rreth 140 milionë euro.
E njëjta garë u shpall më 22 qershor 2021 për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
Në tenderin, i cili u mbyll më 28 korrik po të vitit 2021, u bënë 5 oferta, ku grupi i dy kompanive turke Intecar dhe Asl u shpall fitues, me ofertë 170 mln euro plus TVSH.
SPAK dyshon se Balluku dhe Gjyli kanë kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi, pasi tenderi u anulua kur oferta më e ulët ishte 140 mln euro dhe u rihap pak muaj më pas dhe iu dha bashkimit të kompanive turke, edhe pse kishin ofruar vlerë më të lartë.
Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.
Përpos hetimit për tunelin e Llogarasë, SPAK po heton edhe tenderë të tjerë që përfshijnë Ministrinë e drejtuar nga Balluku.
Gjatë deklarimit në Parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani, pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake edhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar./SYRI.net
gentian gjyli “arrest në shtëpi” gjkko
Aktualitet
19 August 2026, 15:41
E.d
Foto ilustruse
KOMAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Liqenin e Komanit, në afërsi të lumit të Shalës. Dy s...
Aktualitet
19 August 2026, 15:36
Fatjon Gjinaj
Sokrat Vata
“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që...
Aktualitet
19 August 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Një shtetas iranian pas ndalimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari&rdq...
Aktualitet
19 August 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një p&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 14:53
E. D
foto ilustruese
TËRBUN- Vatra e zjarrit në Tërbun paraqitet problematike, pasi flakët janë përhapur deri në Go...
Aktualitet
19 August 2026, 14:46
E. D
IRAN- Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë masa kundër platformës së njohur online Azad, duke e akuzuar atë për publiki...
Aktualitet
19 August 2026, 14:30
E. D
foto ilustruese
KROACI- Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthim...
Aktualitet
19 August 2026, 13:13
Izmir Akulli
Kryegjyshata boterore
TIRANË – Shteti bektashi në Tiranë duket se ka kaluar në një fazë të re, atë të ma...
Aktualitet
19 August 2026, 13:29
E. D
Sokrat Vata
TIRANË- 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, pranë hotelit ...
Aktualitet
19 August 2026, 13:25
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gj...