19 August 2026, 15:02
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një përditësim në lidhje me këtë. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja bën me dije se në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat aktive kryesore janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun. Situata paraqitet në përmirësim në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.
Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat aktive kryesore janë:
Dajt, Tiranë – vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Priskë, Tiranë – forcat e MZSH vijojnë punën pas riaktivizimit të vatrës; nuk ka rrezik për banesat.
Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive me intensitet të ulët; në terren janë 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës me 1 automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Tërbun, Pukë – operacioni vijon me forcat në terren për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata konfirmohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata paraqitet në përmirësim edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren, me situatën përgjithësisht të stabilizuar dhe pa rrezik të raportuar për zonat e banuara./Dosja.al
ministria e mbrojtjes zjarre njoftim
Aktualitet
19 August 2026, 14:53
E. D
foto ilustruese
TËRBUN- Vatra e zjarrit në Tërbun paraqitet problematike, pasi flakët janë përhapur deri në Go...
Aktualitet
19 August 2026, 14:46
E. D
IRAN- Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë masa kundër platformës së njohur online Azad, duke e akuzuar atë për publiki...
Aktualitet
19 August 2026, 14:30
E. D
foto ilustruese
KROACI- Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthim...
Aktualitet
19 August 2026, 13:13
Izmir Akulli
Kryegjyshata boterore
TIRANË – Shteti bektashi në Tiranë duket se ka kaluar në një fazë të re, atë të ma...
Aktualitet
19 August 2026, 13:29
E. D
Sokrat Vata
TIRANË- 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, pranë hotelit ...
Aktualitet
19 August 2026, 13:25
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gj...
Aktualitet
19 August 2026, 13:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes disa të miturve është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në T...
Aktualitet
19 August 2026, 12:59
I.A
LUSHNJE- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dh&e...
Aktualitet
19 August 2026, 11:50
I.A
Diella
TIRANË- Përplasja mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe studiuesit amerikan Patr...
Aktualitet
19 August 2026, 12:40
E. D
makinat
TIRANË- Tre mjete luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit &ldqu...