19 August 2026, 15:36
Nga Fatjon Gjinaj
Sokrat Vata
“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që zgjoi policinë e Vlorës dhe të Sarandës në orën 05:15 minuta të mëngjesit të 18 gushtit, ku u vra 20 vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes. Telefonata sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një djalë që po performonte si DJ atë natë. Policia njoftoi arrestimin e 11 personave për ngjarjen, mes tyre 3 shtetas nën uniform, dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.
Mësohet se Mendes, që përshkruhet si shtatlartë nga të pranishmit dhe hetuesit, ka debatuar për një vajzë, ku i pari që ka ndërhyre ka qenë shqiptaro-britaniku, njohje e pronarit të lokalit, David Gjana që posedon edhe mbiemrin Heurtvent. Gjana që rezulton lidhje familjare me pronarët e lokalit, qëlloi me grushta dhe situata ka agravuar me përfshirjen e disa personave që merrnin pagesa si truproje apo staf shërbimi në lokal, të cilët kanë ndërhyrë, ku më aktivi ka qenë Sokrat Vata që përdorte edhe mbiemrin Lipan. Ky i fundit bashkë me Gjanën akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë ç’ka ndihmoi grupin hetimor të dilte edhe në konkluzione paraprake. Sherri fizik zhvendoset në zonën e plazhit, aty ku Vata tërheq Mendes dhe e qëllon me thikë 20 vjeçarin disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Dëshmia e Vatës
“E vrava me thikën që kishte vetë për vetëmbrojtje, nuk ishte arma ime. Kërkova të mbahej qetësi pasi kishte dhe klient të tjerë, turistët ishin nën efektin e alkoolit”. Raportohet të ketë dëshmuar para hetuesve, 29 vjeçari.
Policët e pranishëm nuk ndërhynë
Syri Televizion mëson disa detaje rreth dinamikës së ngjarjes dhe rolit të personave që u prangosën apo shpallën në kërkim pas krimit.
I pranishëm dyshohet të ketë qenë edhe pronari i lokalit Bekim Bulica që është shpallur në kërkim, i cili pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës i policisë së kufirit në Gjirokastër), Luciano Seferi (punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi që të gjithë në pranga tashmë. Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Polici e largoi nga vendi i krimit
Madje Matushaj dyshohet se ka larguar Vatën me makinën e tij deri në qendër të Ksamilit, ku i është dorëzuar dy shtetasve turq për ta dërguar drejt Tiranës dhe vetë rikthehet në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë edhe kamarierët e lokalit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konflikt, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë fakt ata u arrestuan me akuzën e moskallëzimit të krimit.
Pasi krimi pati pasojën e një jete të humbur, dhe disa të lënduar lehtë, një pjesë e tyre marrin arratinë. Policia kishte sinjalizime se Vata mund të ishte larguar drejt Tiranës me pronarin e lokalit, por informacioni rezultoi jo i vërtetë, teksa kontrolli me imtësi i çdo mjeti, zbuloi makinën që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe dhe pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke. Policia kontrolloi bagazhin e mjetit ku poshtë një valixheje, fshihej ai që kërkohej, Sokrat Vata me rekorde kriminale në Britaninë e Madhe, i dyshuari kryesor për vrasjen. Policia i arreston të 3 këta shtetas, ku turqit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.
Ata kanë pretenduar në dëshminë paraprake, se e kanë mik 29 vjeçarin dhe e frekuentojnë prej kohësh “Principotes”, madje të riun e kishin paguar disa herë si truproje personale. Ata u shprehën se nuk kishin dijeni që portugezi ishte vrarë, por policia i mori me rezerva këto deklarime, sa kohë e fshehën në bagazh mikun e tyre.
Në lokalin “Principotes”, në momentin e krimit kanë qenë edhe shoqërues të viktimës, që kanë deklaruar se nuk kanë kuptuar asgjë, madje nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar kur ka mbërritur policia./Syri.net
“principotes” luis miguel varela mendes vrasje
Aktualitet
19 August 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Një shtetas iranian pas ndalimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari&rdq...
Aktualitet
19 August 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një p&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 14:53
E. D
foto ilustruese
TËRBUN- Vatra e zjarrit në Tërbun paraqitet problematike, pasi flakët janë përhapur deri në Go...
Aktualitet
19 August 2026, 14:46
E. D
IRAN- Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë masa kundër platformës së njohur online Azad, duke e akuzuar atë për publiki...
Aktualitet
19 August 2026, 14:30
E. D
foto ilustruese
KROACI- Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthim...
Aktualitet
19 August 2026, 13:13
Izmir Akulli
Kryegjyshata boterore
TIRANË – Shteti bektashi në Tiranë duket se ka kaluar në një fazë të re, atë të ma...
Aktualitet
19 August 2026, 13:29
E. D
Sokrat Vata
TIRANË- 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, pranë hotelit ...
Aktualitet
19 August 2026, 13:25
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gj...
Aktualitet
19 August 2026, 13:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes disa të miturve është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në T...
Aktualitet
19 August 2026, 12:59
I.A
LUSHNJE- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dh&e...