23 September 2026, 12:44
Nga E. D
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Disa nga komunikimet e ish-drejtoreshësh së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe Biznesmenit Ergys Agasi janë publikuar. Për këtë mesazhe, Prokuroria e Posaçme thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Sipas mesazheve, nuk duke se komunikimet me Ergys Agasit dhe Vlora Hyseni janë vetëm për punë. Në disa nga mesazhet e publikuara, Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit shpirt do përfundojmë keq.
Vlora Hyseni- Ergys Agasit: Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt.
Ndërsa në një mesazh katër ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit se atyre u kanë bërë shumë gjëra po do ia hedhin. Siç duket, i vetmi problem për dyshen ishte koha.
Vlora Hyseni- Ergys Agasit: Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si; Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.. “Të gjithë ne.” “Do përfundojmë keq, shpirt.”
Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohes që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton. Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan këtë mesazh: “Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne”.
Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +38****** i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zot”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Më datë 24.08 2026
Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot./Dosja.al
ergys agasi vlora hyseni
Aktualitet
23 September 2026, 12:32
E. D
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj...
Aktualitet
23 September 2026, 12:17
E.d
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit nd&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 11:48
E.d
pamjet
VLORË- Situata nga zjarri në zonën e Akërnisë vijon të jetë problematike. Flakët janë përhapu...
Aktualitet
23 September 2026, 11:46
ismail shehu-kreu i kpp
TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) vijon të mbajë pezull një procedurë të rëndësis...
Aktualitet
23 September 2026, 10:23
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Media investigative OCCRP raporton se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim...
Aktualitet
23 September 2026, 09:50
E. D
zjarret ne fier
FIER- Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut,...
Aktualitet
23 September 2026, 09:44
E. D
pamjet
DURRËS- Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Shën P...
Aktualitet
23 September 2026, 08:42
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Situata e paqëndrueshme në Izrael dhe ndjenja e zgjatur e pasigurisë pas sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe luft&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 08:38
E. D
SARANDË- Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës ...
Aktualitet
23 September 2026, 08:36
E. D
Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, feston me udhëheqësit e AfD-së, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla
GJERMANI- Afërsisht 4...