Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtes, për menaxhimin e situatës janë angazhuar gjithsej 65 forca operacionale dhe dy automjete zjarrfikëse.
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend. Deri më tani janë raportuar 11 vatra zjarri, ndër të cilat pesë vijojnë të mbeten aktive.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtes, për menaxhimin e situatës janë angazhuar gjithsej 65 forca operacionale dhe dy automjete zjarrfikëse. Vatra aktive mbeten ato në Malin e Dajtit, ku po vijon ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikëse dhe deri më tani nuk përbën rrezik për banesat.
Zjarri në Ballenjë në dibër vijon të mbetet aktiv, si dhe vatrat e tjera ne Bulqizë dhe Librazhd. Paraprakisht, situata është e menaxhueshme, po punohet për neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit ndersa forcat e angazhuara në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë në raste të zjarrit.
NJOFTIMI:
"Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve
(25 Gusht 2026 - ora 14:00)
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 25 gusht 2026, janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar.
Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 20 efektivë dhe 1 helikopter.
Vatrat aktive janë:
• Mali i Dajtit, Tiranë – vijon ndërhyrja në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, me 40 forca zjarrfikëse, 7 forca të ADZM dhe 20 efektivë të FA, të mbështetur nga 1 helikopter i FA-së. Vatrat vijojnë aktive, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.
• Ballenjë, Dibër – zjarri vijon në një terren të vështirë shkëmbor, me 5 forca të ADZM Dibër të angazhuara. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
• Qafë e Helmës, Bulqizë – vatra vijon aktive dhe po monitorohet nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë. Nuk paraqitet rrezik për banesat.
• Mali i Dardhës, Librazhd – vatra është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 ha. Në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd dhe nuk rrezikohen banesa.
• Valikardhë, Bulqizë – operacioni vijon me 1 automjet zjarrfikës dhe 6 efektivë. Po punohet për izolimin e vatrës, e cila favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
Situata paraqitet e menaxhueshme, me angazhimin kryesor të përqendruar në vatrat aktive, ndërsa zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk kanë më vatra aktive dhe vijojnë vetëm nën monitorim.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve."/Dosja.al
Pamje KSAMIL- Policia Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues tip 'Jet Ski' dhe kanë gjobitur drejtuesin e tij me 500 mij&eum...
Foto ilustruese FUSHË ARRËZ- Policia ka bërë të mundur zbulimin e një parcele me 172 bimë të dyshuara Cannabis...
Foto ilustruese TIRANË- Forcat policore kanë bërë të mundur neutralizimin e një konflikti të regjistruar mbrëm...
Sazani Në përgjigje të 11 eurodeputetëve të krahut të majtë, Komisioni Europian thotë se Shqipëria duhet t&eum...
Burgu TIRANË- Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis dhe kokainë është gjetur ditën e sotme në...
Pamje nga servisi TIRANË- Policia ka arritur të zbardhë vjedhjen e ndodhur në një banesë në Sharrë, ku u mor&e...
Adela Vasili KORÇË- Rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri është konfirmuar te një 72...
Pamje nga atentati në Dukagjin DUKAGJIN - Lazër Bashi është i mbijeturi i atentatit të organizuar në Dukagjin, ku mbetën...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sig...
Florian Dalladaku LUSHNJE- 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur nga i biri mbrëmjen e së hënës në fshatin Zh...