24 October 2026, 14:30
Nga DOSJA

GJERMANI - Shqetësim te Bayern Munich për gjendjen e Vincent Kompany-t. Trajneri belg, 40 vjeç, mbetet i shtruar në një spital të Mynihut pasi humbi ndjenjat të premten në ambientet stërvitore të klubit. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por ende nuk është përcaktuar shkaku i incidentit dhe rikthimi në stol nuk pritet të ndodhë së shpejti.
Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Bundesligës kundër Freiburgut. Ai bëri të qartë se klubi nuk do të vendosë afate për rikuperimin e trajnerit.
“Atij do t'i jepet gjithë koha që i nevojitet. Nuk do të caktojmë afate. Nuk do të flasim për ditë, por për javë”, deklaroi Eberl, duke theksuar se përparësi absolute mbetet shëndeti i teknikut belg.
Drejtuesi i Bayernit konfirmoi gjithashtu se Kompany kishte komunikuar me familjen e tij dhe se do të qëndronte edhe disa ditë të tjera në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkaku i të fikëtit mbetet ende i paqartë dhe do të kërkojë ekzaminime të mëtejshme.
“Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Gjëja kryesore është të zbulohet shkaku, që ai të shërohet dhe më pas të jetë në gjendje të rikthehet”, shtoi Eberl.
Aaron Danks merr drejtimin e skuadrës
Gjatë mungesës së Kompany-t, detyrën e trajnerit do ta marrë përsipër ndihmësi i tij, Aaron Danks, 43 vjeç. Ai do të drejtojë përgatitjet dhe skuadrën deri në rikthimin e belgut.
Kompany u rrëzua teksa ndodhej në ambientet stërvitore të ekipit U-23 të Bayern Munichut. Shërbimet e urgjencës ndërhynë dhe ai u transportua me ambulancë në spitalin e Mynihut, ku vijon të marrë trajtim mjekësor.
Për momentin, Bayern Munich është i përqendruar te rikuperimi i trajnerit dhe jo te koha e rikthimit të tij. Klubi pret që ekzaminimet të sqarojnë shkaqet e incidentit përpara se të merret një vendim për hapat e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 14:00
SPANJE - “Cucurella e ka në xhep!” Deklarata e portierit Robert Sánchez pas fitores 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës përm...
Sport
24 October 2026, 13:30
SPANJE - Kylian Mbappé është kthyer në një nga kundërshtarët më të rrezikshëm për Barcelonën...
Sport
24 October 2026, 13:00
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë objektivit të 1,000 golave në karrierë, por një prej ...
Sport
24 October 2026, 12:30
FRANCE - Dëmtimi i Khvicha Kvaratskhelias mund të detyrojë Paris Saint-Germain të ndryshojë planet për merkaton e janarit. Sulmue...
Sport
24 October 2026, 12:00
Tottenham ka fituar vetëm katër ndeshje në ligë në vitin 2026 dhe është i 16-ti në renditje
ANGLI - Tottenham ka dh&eu...
Sport
24 October 2026, 11:30
SHBA - Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë një triumfi historik në Formula 1. Me gjashtë gara të mbetura n&eu...
Sport
24 October 2026, 11:00
Treshja sulmuese e Barcelonës
SPANJE - Një nga duelet që mund të ndikojë në El Clásicon e parë të sezonit ...
Sport
24 October 2026, 10:50
AUSTRALI - Jorge Martin nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP. Piloti spanjoll u rrëzua në x...
Sport
24 October 2026, 10:41
TIRANE - Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të, ku spikat klasikja mes Vllaznisë dhe Tiran&...
Sport
24 October 2026, 10:30
SPANJE - Luis de la Fuente është një nga pesë kandidatët për çmimin “Topi i Artë” për trajnerin...