LIVE UPDATES
Politike

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizon pritjen tradicionale me rastin e 28-29 Nëntorit, Malaj: Vendet tona, të lidhura ngushtë

Në pritjen e organizuar nga ambasadori Petrit Malaj morën pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve dhe të politikës, deputetë dhe personalitete të jetës publike.

25 November 2026, 11:09 Nga E. D

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizon pritjen

KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Në pritjen e organizuar nga ambasadori Petrit Malaj morën pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve dhe të politikës, deputetë dhe personalitete të jetës publike. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Bekim Jashari dhe motra e tij, Besarta, pjesëtarë të familjes së komandantit Adem Jashari. 

Duke folur në këtë aktivitet, Malaj tha se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratën për integrim të plotë në institucionet euroatlantike. Ai theksoi se këto dy data 28 dhe 29 përfaqësojnë momente themelore të historisë kombëtare, duke simbolizuar lindjen e shtetit shqiptar dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Duke kujtuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori tha se në aktin historik të 28 Nëntorit 1912 ishte e pranishme edhe Kosova, duke theksuar se ideali i lirisë dhe shtetësisë shqiptare nuk njihte kufij krahinorë. Malaj vlerësoi Prishtinën si vendin më kuptimplotë për kremtimin e kësaj feste jashtë Shqipërisë, duke theksuar lidhjen historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. 

Sa i përket mardhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Malaj tha se ato burojnë nga historia, gjuha dhe trashëgimia e përbashkët, por se rëndësia e tyre duhet të reflektohet edhe në bashkëpunimin konkret dhe zhvillimin e përbashkët.

Gjatë fjalës së saj, Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët, duke theksuar se flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare është simbol i shtetit shqiptar dhe i gjithë kombit shqiptar, kudo që jeton. Ajo ka rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, duke veçuar kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin.

Presidentja ka theksuar se flamuri kuq e zi u bë gjithashtu simbol i qëndresës dhe luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa 28 Nëntori përfaqëson katër ngjarje me rëndësi të veçantë historike për shqiptarët: Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së, Shiroka Pula ka thënë se ajo ishte luftë për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet. Në këtë kontekst, duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja ka deklaruar se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka Pula ka përgëzuar Shqipërinë për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur shpresën që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel. Ajo ka bërë thirrje që flamuri të nderohet përmes punës, dijes dhe përkushtimit, si dhe të ruhen gjuha, identiteti dhe kujtesa historike. Sipas saj, flamuri që valëvitet sot përfaqëson amanetin e brezave që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë. Në fund, presidentja ka theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe integrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, Kurti gjatë fjalës së tij ka rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke thënë se aspirata e atëhershme për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur vazhdon të mbetet aktuale edhe sot. Ai ka theksuar se shqiptarët, për më shumë se një shekull nga shpallja e Pavarësisë, nuk kanë qenë gjithmonë të lirë dhe të pavarur, ndërsa ka përmendur edhe gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Duke folur për të ardhmen e Kosovës, kryeministri ka theksuar synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se vendi është një demokraci funksionale që garanton liritë e njeriut dhe ato civile. Kurti është ndalur edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të ditur se të dyja vendet kanë nënshkruar gjithsej 190 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Sipas tij, këto marrëveshje përfshijnë fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve, si arsimi, ekonomia, energjia, infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, siguria, kultura dhe diaspora. Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu se Kosova dhe Shqipëria kanë dëshmuar se janë partnere të besueshme në ruajtjen dhe promovimin e paqes në Evropë dhe në botë.

Në fund të fjalimit, Kurti ka rikujtuar disa prej ngjarjeve kryesore të historisë kombëtare, duke përmendur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, Kongresin e Alfabetit në Manastir më 1908 dhe ngjarjet e 28 Nëntorit, përfshirë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pritja në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë është kthyer në një traditë të përvitshme për shënimin e Festave të Nëntorit, ku bashkohen përfaqësues të institucioneve dhe personalitete nga Shqipëria e Kosova. 28 Nëntori shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë./Dosja.al

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë 28nentori


Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi