25 November 2026, 08:26
Nga E. D

BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve do të jenë perspektiva europiane e rajonit, përshpejtimi i procesit të integrimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes palëve.
Samiti do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ndër temat kryesore të takimit pritet të jenë reformat që vendet kandidate duhet të realizojnë në rrugën drejt anëtarësimit, forcimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi rajonal.
Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BE-ja ka vënë në dispozicion deri në 6 miliardë euro mbështetje financiare. Fondet synojnë të nxisin reformat strukturore, zhvillimin ekonomik dhe afrimin e mëtejshëm të rajonit me tregun europian.
Ndërkohë, Serbia do të jetë vendi që nuk do të përfaqësohet në këtë samit. Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Čupić, ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë drejt Brukselit. Ai e ka justifikuar vendimin me angazhimet parlamentare në vend dhe mungesën e kohës së nevojshme për t'u përgatitur për një takim të këtij niveli.
Mungesa e përfaqësuesit serb është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian. Në axhendën e samitit janë përfshirë gjithashtu çështjet e sigurisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor./Dosja.al
Axhenda e sotme:
17:00 – Mbërritja e liderëve
17:40 – Mirëpritja zyrtare
18:00 – Seanca plenare
19:05 – Fotoja familjare
19:15 – Konferenca për shtyp
20:00 – Darka
Liderët e Bashkimit Europian samiti bruksel samiti be-ballkani oerendimore
Politike
24 November 2026, 21:58
E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi p...
Politike
24 November 2026, 19:45
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë takimit me demokratët në Durrës se vendi ndodhet n...
Politike
24 November 2026, 19:40
E.d
Oerd Bylykbashi
DURRËS- Oerd Bylykbashi ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durr&...
Politike
24 November 2026, 19:32
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përfshirjen e grupeve kriminale në ...
Politike
24 November 2026, 19:28
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të qeverisë për protestat e...
Politike
24 November 2026, 19:20
G.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e enjte seancën plenare ku pritet t&eum...
Politike
24 November 2026, 14:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Pedagogu Ermal Hasimja ka bërë publik një episod që pretendon se i ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku gjat...
Politike
24 November 2026, 17:01
G.M
Ina Zhupa & Taulant Balla
TIRANË- Debatet për ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve kanë shkaktuar përplasje mes deputetes së...
Politike
24 November 2026, 16:39
E.d
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar me tone ironike pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e...
Politike
24 November 2026, 15:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me ...