LIVE UPDATES
Politike

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen! Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre(VIDEO)

Gjatë një takimi me demokratët në Durrës, Berisha bëri një paralelizëm mes protestave të studentëve në vitin 1990 dhe zhvillimeve të fundit, duke përmendur edhe ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.

24 November 2026, 19:28 Nga G.M
"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës:
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të qeverisë për protestat e studentëve, duke akuzuar kryeministrin Rama për përdorim të dhunës ndaj të rinjve dhe duke e cilësuar regjimin aktual si 'narkodiktaturë'. Gjatë një takimi me demokratët në Durrës, Berisha bëri një paralelizëm mes protestave të studentëve në vitin 1990 dhe zhvillimeve të fundit, duke përmendur edhe ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Durrësit, universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Berisha iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke deklaruar se nuk mund të qëndrojë në pushtet përmes dhunës ndaj studentëve dhe të rinjve. Sakaq, kreu i PD-së përmendi edhe 28 Nëntorin, duke deklaruar se Dita e Flamurit do të nderohet këtë vit më shumë se kurrë.

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt ju demokrateve dhe demokratëve të qarkut të Durrësit në këtë sallë, banorëve, qytetarëve të këtij qarku në Durrës, në të gjitha zonat e tij, në Shqipëri dhe kudo që janë sonte.
Nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për secilin prej jush dhe për të gjithë ata që në kushte të një narkodiktature, i qëndruan besnikë idealeve të tyre të lirisë, i qëndruan besnikë dinjitetit të tyre, qëndruan të pamposhtur dhe vijmë sot në një kohë kritike, por krejt tjetër. Të dashur deputete dhe deputetë të qarkut të Durrësit, drejtues të degëve të PD të këtij qarku, të nderuar aleatë, dhe njëherë një përshëndetje të përzemërt nga unë dhe mirënjohje për punën që keni bërë. Të dashur miq, jeta, veprimtaria politike në një diktaturë janë të vështira dhe duhet ta përsëris se midis të gjitha diktaturave, narkodiktatura, diktatura e bazuar në drogën apo ndryshe diktatura e bandave, vlerësohet më e keqja, më e rrezikshmja. Vlerësohet e tillë nga ata që kanë studiuar të gjitha llojet e diktaturave.

Dhe në fakt, kur e kam lexuar për herë të parë, nuk është se e kam pranuar menjëherë këtë gjë sepse mendoja se diktaturë si ajo që kaluam ne, toka nuk ka pasur. Diktaturë e cila mohonte me zero tolerancë pluralitetin. Por diktatura e sotme është sipas Hantingtonit, më e keqja e të gjitha formave sepse ai thotë se këto lloj diktaturash nuk kanë asnjë ligj, nuk respektojnë asnjë normë, nuk pyesin për asgjë. Dhe në qoftë se kthehemi bashkë me ata që kanë memorie, u kërkoj ndjesë të rinjve që janë fatlumë që nuk i njohin ato vite, por në qoftë se kthehemi pas jo në vitet e zeza, por në vitet ’90, krahasojmë disa zhvillime.

Edhe atëherë studentët u ngritën kundër regjimit. Regjimi ishte i dyzuar, të përdorë forcën apo të kërkojë marrëveshje me ta. Regjimi, për të shmangur një skenar të Bukureshtit, vendosi të negociojë me ta. Por një gjë, ishin studentët ato dy ditë me datën 10 dhe 11 dhjetor të vitit 1990, që zgjodhën përfaqësuesit e tyre. U mblodhën në ato salla dhe votonin njëri-tjetrin, zgjidhnin njëri-tjetrin dhe nuk ua zgjodhi njëri. Imagjinoni këtë të sotmin. Pasi theu kafka, theu gjymtyrë, u dha plumbin e gomës në lule të ballit, pasi përdori të gjitha mjetet kundër tyre, i zgjodhi si hijenë një grusht studentësh dhe u shfaq aty ku diktatori i fundit komunist u shfaq me studentët.

Por dallimi ishte se ai kishte zbatuar ligjin. Studentët kishin zgjedhur përfaqëesuesit e vet. Kurse ky ua zgjidhte studentëve përfaqësuesit. Më është kujtuar Hangtingtoni shumë herë, pra ky jashtë çdo morali, jashtë çdo standardi, imagjinoni në vitin ’90 atëherë kishte marrë fund, me datën 11 dhjetor e gjithë Tirana ishte në Qytetin Studenti, por prapë kishte një njeri në Byro Politike dhe plenum që thoshte t’u fusim tanket se pushtetin e morëm me gjak dhe pa gjak nuk e lëshojmë.

Kush ishte ky?

Ky ishte daja i Edi Ramës, ishte Spiro Koleka. A nuk veproi ky këto ditë, këto kohë në mënyrën më të egër ndaj studentëve?

Unë në emër tuaj dua t’u jap një përshëndetje të përzemërt studenteve, studentëve, pedagogëve të Universitetit të Durrësit, të universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për lëvizjen e tyre, për revoltën e tyre të paparë. Dhe ta garantoj diktatorin se ti këto kohërat që të kanë mbetur po sillesh njëlloj si shumica e tiranëve në kohërat e fundit të tyre. Por lexo historinë. Në të gjitha këto raste, fjalën e fundit, shtytjen e fundit, të shtënën e fundit e ka pasur sovrani.
Dhe të garantoj se do e ketë edhe për ty.

I them Edi Ramës, mos mendo mor i mjerë se do mund të rrish në atë karrige duke thyer kocka studentësh dhe të rinjsh.
Jo, jo, nuk ke njohur ti akoma kufijtë e trimërisë së tyre. Nuk i ke njohur akoma. Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe njëherë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani. Se firmën e fundit midis tiranit dhe sovranit, e ka vendosur sovrani.

Ndaj dhe je krejtësisht i pashpresë. Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do i kesh në shesh të pamposhtur. Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi