6 November 2026, 09:19
Nga E.M

FIER- Në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, në Fier janë arrestuar katër persona.
Operacioni i koduar “Clean School” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që dyshohet se shpërndante drogë pranë shkollave në qarkun e Fierit.
Në kuadër të operacionit u ekzekutuan katër masa sigurie “Arrest në burg” për shtetasit Kevin Bare, 28 vjeç, Dejvi Ferko, 25 vjeç, Marjus Zhaka, 48 vjeç dhe Taulant Çela, 52 vjeç, të gjithë banues në Fier.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean School”.
Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celularë.
Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.
Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.
Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:
K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 42 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
DVP Fier vijon angazhimin për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, me fokus të veçantë parandalimin dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe komunitetit./Dosja.al
Fier
Aktualitet
6 November 2026, 09:03
E. D
GJERMANI- Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe p...
Aktualitet
6 November 2026, 08:59
E. D
ITALI- Eduart Xhani, 21-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, është p...
Aktualitet
6 November 2026, 08:44
E. D
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim q&e...
Aktualitet
6 November 2026, 08:36
E. D
TIRANË- Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancua...
Aktualitet
6 November 2026, 08:26
E. D
Projektbuxheti 2027 nuk sjell një ndryshim të politikës së qeverisë ndaj bujqësisë. Përkundrazi, ai konfirmon vazhdim&e...
Aktualitet
6 November 2026, 07:30
E. D
TIRANË- Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredit...
Aktualitet
6 November 2026, 07:24
E. D
TIRANË- Ndryshimi i normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% nuk duhet parë thjesht si një rritje e barrës tatimo...
Aktualitet
6 November 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Vendi ynë do të karakterizohet ditën e premte nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht ...
Aktualitet
5 November 2026, 22:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Ali Demit në ...
Aktualitet
5 November 2026, 22:28
E.d
Saranda
TIRANA- Qeveria ka miratuar përditësimin e hartave dhe koordinatave të zonave arkeologjike “A” dhe “B” në...