Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Harta e re e zonës “B” do të publikohet në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa koordinatat e të dyja zonave do të regjistrohen edhe pranë Kadastrës.
TIRANA- Qeveria ka miratuar përditësimin e hartave dhe koordinatave të zonave arkeologjike “A” dhe “B” në Sarandë. Ndryshimi konsiston në përshtatjen e kufijve të tyre me sistemin e ri referues gjeodezik shqiptar. Harta e re e zonës “B” do të publikohet në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa koordinatat e të dyja zonave do të regjistrohen edhe pranë Kadastrës.
Përditësimi synon të përcaktojë më saktë kufijtë e territoreve të mbrojtura, duke u dhënë mundësi pronarëve dhe zhvilluesve të identifikojnë se cilat prona përfshihen në zonat me status arkeologjik.
V E N D I M
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.730, DATË 13.12.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DEKLARIMIN PASURI KULTURORE E PALUAJTSHME E ZONAVE ARKEOLOGJIKE “A” DHE “B” TË QYTETIT TË SARANDËS, “KALASË SË LËKURËSIT” E “MANASTIRIT TË 40 SHENJTORËVE” DHE MIRATIMIN E ZONIMIT E TË PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” e “ç”, të pikës 3, të nenit 9, dhe të nënndarjes “iv”, të shkronjës “b”, pikës 3, të nenit 53, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.730, datë 13.12.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Sarandës, “Kalasë së Lëkurësit” e “Manastirit të 40 Shenjtorëve” dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre””, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Harta e zonimit dhe koordinatat përkatëse të zonës arkeologjike “B” të qytetit të Sarandës, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me hartën e zonimit dhe koordinatat përkatëse në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
b) Koordinatat përkatëse të zonës arkeologjike “A” të qytetit të Sarandës, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me koordinatat përkatëse në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kadastrën.
3. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e zonës arkeologjike “B” të qytetit të Sarandës në Gjeoportalin Kombëtar.
4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Sarandë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA./Dosja.al
Pamje nga vendngjarja ITALI- 21-vjeçari Eduart Xhani, me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, është marrë në p...
Pamje GREQI- Një organizatë kriminale e dyshuar për zhvatje, kërcënime dhe sulme me granata në disa biznese në qendër ...
Pamje ITALI- Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane ka goditur një organizatë kriminale të përbërë kryes...
Pamje SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë kryer një operacion të madh antidrogë, ku kanë sekuestruar mbi 10 tonë kokain&eum...
foto ilustruese TIRANA- Të gjitha institucionet publike pritet të zbatojnë një sistem të unifikuar kontabiliteti, përmes t...
Pamje TIRANA- Një incident me protagonist gazetarin Osman Stafa ka ndodhur gjatë protestës së sotme pranë Kryeministrisë, ...
Foto ilustruse FRANCA- Një 37-vjeçare shqiptare, e dyshuar si një nga figurat kryesore të një rrjeti të organizuar prost...
Pamje GJERMANI- Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, në kuadër të një operacioni të gjer&e...
Foto ilustruse TIRANA- Qeveria ka miratuar rregulla të reja për resortet turistike, duke përcaktuar se të paktën 60% e sipërfaqe...
Foto ilustruse TIRANA- Shoqëritë që operojnë në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do...