LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm, sa realist është afati 2027?

Së pari, Shqipëria ka ecur shpejt me hapjen e negociatave, por zbatimi i reformave kërkon kohë. Ndryshe nga Mali i Zi, që ka pasur vite për të përgatitur administratën, Shqipëria duhet të përmbushë shumë kërkesa brenda një periudhe më të shkurtër.

6 November 2026, 08:36 Nga E. D

DW: Përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm, sa realist

TIRANË- Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit, pas Malit të Zi. Shqipëria ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre. Brukseli e quan objektivin për përfundimin e negociatave në vitin 2027 „ambicioz, por të arritshëm“, me kusht që të vazhdojnë reformat dhe dialogu politik. 

Milan Nič, ekspert në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP), e konsideronafatin 2027 tepër ambicioz.
„Edhe pse qeveria shqiptare dëshiron t'i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, unë mendoj se ky është një objektiv tepër ambicioz“, thotë ai për DW. Sipas Nič, fundi i vitit 2028 do të ishte një objektiv më realist dhe më i realizueshëm. Për këtë ai jep dy arsye.

Së pari, Shqipëria ka ecur shpejt me hapjen e negociatave, por zbatimi i reformave kërkon kohë. Ndryshe nga Mali i Zi, që ka pasur vite për të përgatitur administratën, Shqipëria duhet të përmbushë shumë kërkesa brenda një periudhe më të shkurtër.
„Nëse dëshiron të ndryshosh mënyrën se si funksionon shteti dhe ta përshtatësh atë me kuadrin rregullator të BE-së, nuk mund ta bësh këtë thjesht duke rishkruar ligjet.“

Së dyti, një proces tepër i nxituar mund të ngjallë dyshime te shtetet anëtare. Ato duhet të binden se reformat janë zbatuar realisht. Për Nič, besueshmëria e procesit është po aq e rëndësishme sa shpejtësia e tij.

 SPAK: Dëshmi e suksesit apo alarm për korrupsionin?

Por pikërisht kjo besueshmëri është vënë në pikëpyetje. Sipas burimeve diplomatike të DW-së në Berlin, çështja Balluku, protestat dhe mënyra se si qeveria i ka trajtuar ato janë arsyet pse përparimi i Shqipërisë shihet me më shumë skepticizëm sesa në raportin e Komisionit Evropian.

Komisioni vlerëson reformën në drejtësi dhe hetimet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Por „fryma e raportit është shumë më pozitive se ç'është situata në të vërtetë në terren“, thotë Arnisa Tepelija, studiuese e shtetit të së drejtës pranë organizatës Democracy Reporting International në Berlin.

Tepelija, e cila ka punuar edhe në projekte të BE-së kundër korrupsionit në Shqipëri, kritikon pikërisht këtë mospërputhje. Ajo i vlerëson rezultatet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, por kërkon që BE-ja të shohë përtej hetimeve individuale.

„Kur këto investigime nxjerrin në pah korrupsion sistematik brenda qeverisë, atëherë duhet të adresohet edhe kjo në mënyrë sistematike nga Bashkimi Evropian.“

Në fakt, sipas burimeve të DW-së, si në Berlin ashtu edhe në Bruksel, këto probleme trajtohen në bisedime pas dyerve të mbyllura. Por Tepelija e vë në dyshim këtë qasje. Sipas saj, diplomacia pas dyerve të mbyllura rrezikon t'u shërbejë më shumë qeverive sesa qytetarëve.  Sipas Tepelijës, një nga dobësitë e politikës së BE-së është mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me qytetarët që duhet të përfitojnë nga reformat. Kur shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, dobësohet edhe presioni ndaj qeverive për ndryshime të thella. „Lëvizjet dhe mobilizimi civil në Shqipëri po përpiqen t'i thonë diçka qeverisë dhe do të donin shumë ta kishin Bashkimin Evropian nga ana e tyre, në mënyrë që të ushtrohej trysni mbi qeverinë për llogaridhënie.“

Sipas Arnisa Tepelijës, kjo qasje e BE-së ushqen „stabilokracinë“ dhe nuk ndihmon transformimin e vërtetë demokratik të vendit. Por Milan Nič sheh edhe një pengesë tjetër për ndryshimin politik në Shqipëri: mungesën e një opozite të besueshme.

„Problemi i Shqipërisë është edhe mungesa e një opozite të besueshme, një opozite që mund të hyjë realisht në zgjedhje, edhe në zgjedhje të parakohshme. Shqetësimi im është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të përfundonin pak a shumë me të njëjtën situatë, me të njëjtën shumicë në parlament.“

Kështu, pakënaqësia e qytetarëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në një alternativë politike. Por kjo nuk e pakëson përgjegjësinë e qeverisë për t'iu përgjigjur protestave.

„Mënyra se si qeveria do t'i trajtojë protestat do të ndiqet në kryeqytetet evropiane“, paralajmëron Nič.

Komisioni rekomandon, shtetet anëtare vendosin

Dhe pikërisht qëndrimi i shteteve anëtare do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Edhe nëse Komisioni Evropian jep një vlerësim pozitiv, ai nuk garanton pranimin e vendit në Bashkim. Këtë e tregon shembulli i Malit të Zi, vendit më të avancuar në negociata, anëtarësimi i të cilit ende nuk është i sigurt. Komisioni e konsideron të mundur mbylljen e kapitujve të mbetur të Malit të Zi në vitin 2026. Megjithatë, mosmarrëveshjet me Kroacinë kanë treguar se një shtet anëtar mund ta ngadalësojë procesin.

Gjermania kërkon që procesi të ecë sa më shpejt, mundësisht përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027. Mali i Zi mund të shërbejë si prova e parë për aftësinë e BE-së për ta çuar përpara zgjerimin. Për Shqipërinë, vjen më shumë në diskutim  mundësia e integrimit gradual, një qasje e mbështetur nga Gjermania dhe Franca. Ajo parashikon afrimin hap pas hapi të vendeve kandidate me BE-në, përpara anëtarësimit të plotë. 

Ndoshta ky integrim gradual mund t'i japë Shqipërisë më shumë kohë për të ndryshuar jo vetëm ligjet, por edhe diçka që nuk shkruhet në letër, por ndihet nga qytetarët që jetojnë dhe punojnë atje: kulturën institucionale. „Kultura institucionale nuk pranon disencë akoma në Shqipëri“, thotë Arnisa Tepelija, dhe kërkon më shumë autonomi, mendim kritik dhe përgjegjësi për nëpunësit, në vend të bindjes ndaj eprorëve. Sipas saj, suksesi i integrimit nuk matet vetëm me kapitujt e mbyllur, por me ndryshimet që qytetarët ndiejnë në jetën e përditshme./DW

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin