LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% si efekt kaskadë

Në një ekonomi që konkurron për kapital vendas dhe të huaj, politika e dividendit është një element i rëndësishëm i klimës së investimeve. Sipas normave të paraqitura në krahasimin rajonal Kosova: 0%, Maqedonia e Veriut: 10%, Bosnjë-Hercegovinë: 0-10% varion, Mali i Zi: 15% (por ka dhe norma 0% për tipologji të caktuara investitorësh), Shqipëria: 15% dhe Serbia: 15% për investitorët individualë (shkon deri 20% për struktura holding).

6 November 2026, 07:24 Nga E. D

Rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% si efekt kaskadë

TIRANË- Ndryshimi i normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% nuk duhet parë thjesht si një rritje e barrës tatimore për pronarët. Ai ndikon direkt në koston e kapitalit, në vendimet për shpërndarjen ose riinvestimin e fitimit dhe, në një perspektivë më të gjerë, në konkurrueshmërinë e mjedisit të biznesit në Shqipëri.

Për një fitim prej 100 lekësh, me normë të tatimit koorporativ 15%, rezultati është që barra totale tatimore rritet me 5,95 pikë përqindjeje, ndërsa tatimi mbi dividendin rritet me 87,5% nga 21.8 lekë në 27.75 lekë. Efekti nuk përfundon te ortaku/aksionari.

Ai mund të transmetohet në disa nivele të aktivitetit ekonomik si ulje e kthimit neto nga kapitali, reduktim i stimujve për riinvestimin e fitimeve, kufizim i burimeve të brendshme për financimin e zgjerimit, shtyrje e investimeve dhe e planeve të punësimit, presion potencial mbi produktivitetin, pagat dhe çmimet. Këto pasoja nuk janë automatike për çdo biznes, por përfaqësojnë reagime të mundshme ndaj ndryshimit të kostos fiskale të kapitalit. Këto janë argumente të bazuara të konkluzionet e punës studimore të FMN dhe OECD.

Në një ekonomi që konkurron për kapital vendas dhe të huaj, politika e dividendit është një element i rëndësishëm i klimës së investimeve. Sipas normave të paraqitura në krahasimin rajonal Kosova: 0%, Maqedonia e Veriut: 10%, Bosnjë-Hercegovinë: 0-10% varion, Mali i Zi: 15% (por ka dhe norma 0% për tipologji të caktuara investitorësh), Shqipëria: 15% dhe Serbia: 15% për investitorët individualë (shkon deri 20% për struktura holding).

Me këtë ndryshim, Shqipëria pozicionohet në nivelin më të lartë të këtij grupi krahasues. Kjo e bën të nevojshëm vlerësimin e ndikimit të masës në tërheqjen e investimeve dhe në konkurrencën për kapital. Kërkesat e të gjithëve shoqatave dhe dhomave të biznesit për rishikimin e politikës fiskale të dividendit tregojnë se kjo çështje është gjithashtu pjesë e shqetësimeve të komunitetit të biznesit.

Një tjetër aspekt që meriton vëmendje është trajtimi tatimor i të ardhurave nga sipërmarrja në raport me të ardhurat nga punësimi. Në një simulim që merr parasysh vetëm tatimin mbi të ardhurat dhe jo kontributet, për 5 milionë lekë të ardhura vjetore, sipërmarrësi përballet me 750.000 lekë tatim, kundrejt 711.996 lekëve për të punësuarin. Për 14 milionë lekë të ardhura vjetore, sipërmarrësi përballet me 3.885.001 lekë tatim, kundrejt 3.173.993 lekëve për të punësuarin. Në këto skenarë, të ardhurat neto të sipërmarrësit rezultojnë më të ulëta, logjikisht e pakuptimtë në raport me risqet dhe të qenit krijues i këtyre vendeve të punës

Ky është kapitali që biznesi do të investonte për të krijuar vende pune, për të rritur pagat dhe për të zgjeruar ekonominë. Kur rëndohet sipërmarrja, nuk goditet vetëm fitimi i saj, por edhe punësimi, kontributet shoqërore, konsumi, të ardhurat nga TVSH-ja dhe prodhimi i bizneseve të tjera. Një ekonomi e fortë ndërtohet mbi sipërmarrjen e lirë, pronën private, kapitalin produktiv dhe punën, jo mbi rëndimin e vazhdueshëm të atyre që krijojnë vlerë. Biznesi nuk është thjesht burim për mbledhjen e taksave, është burim punësimi, prodhimi dhe mirëqenieje. Shteti duhet të krijojë kushtet që kapitali të investohet dhe të prodhojë, jo ta dekurajojë atë përmes barrës fiskale.

Një diferencë e konsiderueshme ndërmjet trajtimit fiskal të SHPK-së dhe personit fizik mund të ndikojë në zgjedhjen e formës juridike të ushtrimit të aktivitetit. Nëse diferenca tatimore bëhet përcaktuese, disa subjekte mund të shqyrtojnë riorganizimin e aktivitetit të tyre. Megjithatë, ky vendim duhet analizuar edhe në raport me përgjegjësinë ligjore, detyrimet kontabël, kontributet, regjimet tatimore dhe rregullat kundër shmangies fiskale. Për rrjedhojë, një masë e projektuar për të rritur të ardhurat buxhetore duhet të vlerësohet edhe për ndikimin e mundshëm mbi bazën tatimore dhe formalizimin e ekonomisë.

Në këtë kontekst, propozoj një skemë që synon të ruajë balancën ndërmjet nevojës për të ardhura publike dhe nxitjes së investimeve:

Tatim dividendi 0% deri në 20 milionë lekë.
Tatim dividendi 15% për pjesën që tejkalon këtë prag.
Dispozita të qarta kalimtare që fitimi i 2026 dhe fitimet e pashpërndara para 2026 do të tatohet me 8% për të garantuar sigurinë juridike.
Përjashtim nga tatimi për dividendin që riinvestohet, sipas kritereve dhe mekanizmave të përcaktuar ligjërisht me VKM.
Një model i tillë do të mundësonte diferencimin e trajtimit fiskal sipas madhësisë së shpërndarjes dhe destinacionit të fitimit, duke krijuar stimuj më të qartë për riinvestimin. Politika tatimore nuk duhet të vlerësohet vetëm mbi bazën e të ardhurave shtesë që mund të gjenerojë në afat të shkurtër. Ajo duhet të analizohet edhe në funksion të investimeve që mund të nxiten ose të shtyhen, kapitalit që mund të mbetet në ekonomi dhe kapacitetit të bizneseve për t’u zgjeruar. 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin