21 November 2026, 14:14
Nga E.M

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri i gjelbër në Korçë.
Policia bën me dije se operacioni i koduar “Tranzit 4” u finalizua në orët e para të mëngjesit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe pesë aparate celulare.
Njoftimi i policisë
“DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve dhe 5 aparate celulare.
Shërbimet e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve për një rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, finalizuan, në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin policor të koduar “Tranzit 4”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. D., 25 vjeç, M. T., 21 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të tre banues në Korçë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke transportuar me dy automjete 9 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër në Korçë dhe do të transportoheshin në drejtim të pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Morinës.
Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al
Elbasan
Aktualitet
21 November 2026, 14:06
E. D
TIRANË- Studentët janë mbledhur te Ministria e Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Të rinj, qytetarë p...
Aktualitet
21 November 2026, 13:58
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, automjete dhe prona të tjera në pronësi të shtetasit Donald Lav...
Aktualitet
21 November 2026, 13:52
E.M
TIRANË- Studentët të mbledhur para Universitetit të Politeknikut kanë dhënë një deklaratë pë...
Aktualitet
21 November 2026, 13:45
E.M
KOSOVË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizit&...
Aktualitet
21 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Studentët janë mbledhur këtë të shtunë në protestën e paralajëruar. Ata janë grumbulluar aty ku ...
Aktualitet
21 November 2026, 13:28
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të Donald Lavdarit dhe familjarëve të ti...
Aktualitet
21 November 2026, 11:14
E.M
ITALI- Një i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur kështu me nj&eu...
Aktualitet
21 November 2026, 11:04
E.M
VLORË- Në sheshin e Flamurit në Vlorë qytetarët janë mbledhur në një protestë me sloganin “Mos ma prek Vlor&...
Aktualitet
21 November 2026, 10:56
E.M
DELVINË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Delvinë ndërkohë që u dënua me 9 vite burg p&eum...
Aktualitet
21 November 2026, 10:34
E. D
ANGLI- Tre shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në një rrjet të organizuar të trafikut të kokain...