16 November 2026, 19:23
Nga E.M

SHBA- Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri pas dyshimeve se tentoi të kontrabandonte rreth 34 kilogramë marijuanë në vend. Basketbollisti rrezikon dënim me burgim të përjetshëm.
Sipas Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave në Nigeri (NDLEA), Khire është 28-vjeç, me origjinë nga shteti i Xhorxhias në SHBA. Ai u ndalua të mërkurën e kaluar në aeroportin kryesor të Lagosit, pasi kishte mbërritur nga Tajlanda, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas informacioneve basketbollisti u ndalua teksa po përpiqej të largohej nga aeroporti vetëm me bagazhin e dorës, pasi kishte braktisur dy valixhe të regjistruara. Gjatë kontrollit nga autoritetet në valixhet e tij u zbuluan 32 paketime me marijuanë, me një peshë totale prej 33.95 kilogramësh, si dhe një pajisje gjurmimi.
Në këtë mënyrë pretendohet se të dhënat e gjetura në telefonin e tij tregojnë se Khire kishte dijeni dhe përfshirje në aktivitetin e trafikut të drogës. Damonte Greene figuron në listën e lojtarëve të ekipit Pattani Raptors, që konkurron në Ligën Premier të Tajlandës. Ai ka luajtur basketboll në kolegj me Reinhardt University dhe South Georgia Technical College.
Përpara se të transferohej në Tajlandë, ai kishte luajtur edhe në ekipe gjysmëprofesioniste në SHBA, ndërsa më pas kishte përfaqësuar disa skuadra në kampionatin tajlandez./Dosja.al
Greene Da’monte Khiree
Bota
16 November 2026, 19:14
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane kanë njoftuar qytetarët të tregojnë kujdes me ngjarjet publike dhe të mos planifikojnë të udh&eu...
Bota
16 November 2026, 18:59
E.M
MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë nisur një hetim për vdekjen e gazetarit Eduardo Flores i cili hetonte rastet e personave të zhduku...
Bota
16 November 2026, 18:30
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka përfunduar këtë të hënë udhëtimin 12-ditor në Amerikën e Jugut, duke udhëhequr n...
Bota
16 November 2026, 18:16
E.M
SERBI- Profesori dhe deputeti Aleksandar Baucal ka njoftuar se lista e studentëve do të përshpejtojë punën për përmbushjen e...
Bota
16 November 2026, 17:15
E.M
AFRIKË- Afrika e Jugut është përballur me dy sulme me armë zjarri ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbr&eu...
Bota
16 November 2026, 17:06
E.M
KOSOVË- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç dhe katër politikanë të tjerë serbë janë akuzuar në lidhje m...
Bota
16 November 2026, 17:00
E. D
SERBI- Ministrja serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijević, ka konfirmuar se është mbyllur përfundimisht marrëveshjen me kompani...
Bota
16 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Ish-shefi i Nvidia-s, Jensen Huang dha dorëheqjen nga gjiganti teknologjik si pasojë e një skandali që përfshinte një marr&...
Bota
16 November 2026, 16:11
E.M
BRITANI- Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin p&...
Bota
16 November 2026, 15:45
E.M
KINË- Pekini ka njoftuar këtë të hënë se udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të diskutojn&eu...