16 November 2026, 17:06
Nga E.M

KOSOVË- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç dhe katër politikanë të tjerë serbë janë akuzuar në lidhje me politikat që kanë ndjekur ndaj Kosovës duke ndihmuar kështu në mbylljen e institucioneve serbe që funksionon në territorin e saj. Tre organizata serbe nga Kosova kanë kallëzuar penalisht politikanët në Beograd.
Këtë të hënë me 16 nëntor është dorëzuar kallëzimi në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, nga Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës, Forumi Kombëtar Serb nga Graçanica dhe organizata “Otadžbina”. Përveç Vuçiçit, kallëzimi është bërë edhe ndaj Ivica Daçiçit, Ana Bërnabiçit, Petar Petkoviçit dhe Goran Rakiçit.
Pesë politikanët akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre, kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë përmbushur përgjegjësitë që kishin. Në qendër të akuzave është mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë. Sipas këtyre organizatave, gjatë viteve që Vuçiç dhe Daçiç kanë qenë në pushtet, janë mbyllur shumë institucione që funksiononin sipas sistemit serb.
Në një deklaratë të mëparshme, Këshilli Kombëtar Serb i krahasoi pasojat e politikave të Vuçiçit dhe Daçiçit ndaj Kosovës me ato të bombardimeve të Serbisë në vitin 1999. Organizatat e akuzojnë Vuçiçin edhe për marrëveshjet e arritura me Kosovën, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit, kalimin e policëve dhe gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës, si dhe marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kallëzimi ishte paralajmëruar prej datë s 27 tetor, pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Fillimisht ishte njoftuar vetëm për Vuçiçin dhe Daçiçin, por më pas në listë u shtuan edhe tre politikanët e tjerë.
Në kë të më nyrë trë organizatat kishin kërkuar edhe në vitin 2024 që Vuçiçi të ndiqej penalisht, duke e akuzuar se me vendimet e tij kishte ndihmuar Kosovën të forcohej si shtet i pavarur./Dosja.al
Aleksandar Vuçiç
Bota
16 November 2026, 17:00
E. D
SERBI- Ministrja serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijević, ka konfirmuar se është mbyllur përfundimisht marrëveshjen me kompani...
Bota
16 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Ish-shefi i Nvidia-s, Jensen Huang dha dorëheqjen nga gjiganti teknologjik si pasojë e një skandali që përfshinte një marr&...
Bota
16 November 2026, 16:11
E.M
BRITANI- Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin p&...
Bota
16 November 2026, 15:45
E.M
KINË- Pekini ka njoftuar këtë të hënë se udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të diskutojn&eu...
Bota
16 November 2026, 15:42
E. D
pamjet nga perplasja
ARMENI- Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u shndërrua në një ring boksi kur dy të ftu...
Bota
16 November 2026, 14:57
e.d
Millan Radoiçiç
Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiç e ka përmbushur detyrimin për ...
Bota
16 November 2026, 14:52
E.d
Foto ilustruse
Vështirë se ka një problem politik më të ndërlikuar sesa menaxhimi i mbetjeve tejet radioaktive nga centralet b&e...
Bota
16 November 2026, 14:49
G.M
Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon
FRANCË- Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon renditen mes kandidatëve kryesorë në...
Bota
16 November 2026, 14:40
G.M
Andy Burnham
ANGLI- Kryeministri britanik, Andy Burnham, pritet të kritikojë ashpër marrëveshjen e Brexit-it, duke deklaruar se lar...
Bota
16 November 2026, 14:30
G.M
ushtarë izraelit (foto ilustruese)
IZRAEL- Forcat izraelite kanë arrestuar gazetarin palestinez Mohammad Atiq, 34 vjeç, gjatë një o...