16 November 2026, 18:59
Nga E.M

MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë nisur një hetim për vdekjen e gazetarit Eduardo Flores i cili hetonte rastet e personave të zhdukur. Ai u gjet i vdekur të shtunën në mbrëmje në Acapulco, sipas punëdhënësit të tij, por nuk janë bërë të ditura informacione të mëtejshme.
Organizata me seli në Londër, Article 19, ka regjistruar 181 raste të tilla që nga viti 2000 në vendin e Amerikës Latine, shumë prej të cilave janë të përqendruara në shtete me një prani të fortë të grupeve të krimit të organizuar, duke përfshirë gjashtë raste në shtatë muajt e parë të vitit 2026. Meksika renditet si vendi i dytë më i rrezikshëm për punën e gazetarit.
“Ky sulm jo vetëm që merr jetën e një kolegu, miku dhe personi të vlefshëm, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes”, tha Enfoque Informativo në një deklaratë.
“Nuk do të heshtim. Do të vazhdojmë t’i mbulojmë ngjarjet me të njëjtën vendosmëri dhe etikë profesionale që karakterizoi punën e Eduardo Flores Salado”, përfundoi shefi i Enfoque Informativo.
Zyra e prokurorit të shtetit të Guerreros ka hapur një hetim për vrasje, por ende nuk ka njoftuar se si u vra Flores, nuk ka konfirmuar ndonjë arrestim./Dosja.al
MEKSIKË-
Bota
16 November 2026, 18:30
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka përfunduar këtë të hënë udhëtimin 12-ditor në Amerikën e Jugut, duke udhëhequr n...
Bota
16 November 2026, 18:16
E.M
SERBI- Profesori dhe deputeti Aleksandar Baucal ka njoftuar se lista e studentëve do të përshpejtojë punën për përmbushjen e...
Bota
16 November 2026, 17:15
E.M
AFRIKË- Afrika e Jugut është përballur me dy sulme me armë zjarri ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbr&eu...
Bota
16 November 2026, 17:06
E.M
KOSOVË- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç dhe katër politikanë të tjerë serbë janë akuzuar në lidhje m...
Bota
16 November 2026, 17:00
E. D
SERBI- Ministrja serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijević, ka konfirmuar se është mbyllur përfundimisht marrëveshjen me kompani...
Bota
16 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Ish-shefi i Nvidia-s, Jensen Huang dha dorëheqjen nga gjiganti teknologjik si pasojë e një skandali që përfshinte një marr&...
Bota
16 November 2026, 16:11
E.M
BRITANI- Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin p&...
Bota
16 November 2026, 15:45
E.M
KINË- Pekini ka njoftuar këtë të hënë se udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të diskutojn&eu...
Bota
16 November 2026, 15:42
E. D
pamjet nga perplasja
ARMENI- Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u shndërrua në një ring boksi kur dy të ftu...
Bota
16 November 2026, 14:57
e.d
Millan Radoiçiç
Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiç e ka përmbushur detyrimin për ...