LIVE UPDATES
Bota

Arrestohet në Serbi biznesmeni që u propozua për sanksione amerikane

Sipas Prokurorisë, Macura dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për të marrë para nga banka, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë. Ata dyshohet se i kanë dhënë kartelat e tyre të hyrjes në kasafortë ose ia kanë mundësuar hyrjen duke e shoqëruar, edhe pse ai nuk kishte autorizim për të hyrë aty.

2 November 2026, 14:42 Nga E. D

Arrestohet në Serbi biznesmeni që u propozua për sanksione

SERBI- Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme rreth 45 miliardë dinarë, apo afërsisht 380 milionë euro, nga kasaforta e bankës. Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi më 2 nëntor se, përveç Macurës, u arrestuan edhe dy punonjës të lartë të bankës: drejtori i departamentit që menaxhon paratë e gatshme, G.M., dhe një zyrtar tjetër i këtij departamenti, I.P.

Sipas Prokurorisë, Macura dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për të marrë para nga banka, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë. Ata dyshohet se i kanë dhënë kartelat e tyre të hyrjes në kasafortë ose ia kanë mundësuar hyrjen duke e shoqëruar, edhe pse ai nuk kishte autorizim për të hyrë aty.

Prokuroria bëri të ditur se më 31 tetor dhe 1 nëntor janë kontrolluar ambientet e Alta Bankës dhe banesa e Macurës. Gjatë kontrolleve është bërë edhe numërimi i parave të gatshme që ndodheshin në kasafortën e bankës. Tre të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe pritet të merren në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Avokati i Macurës, Isa Spahoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është dorëzuar vendimi për ndalim.

“Nesër ai do të dalë para Prokurorisë, e cila do t’ia paraqesë hollësitë e rastit, përfshirë veprën penale për të cilën dyshohet, dhe do t’i kërkojë të deklarohet lidhur me akuzat. Ai ka të drejtë të deklarohet dhe mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë”, tha Spahoviq.

Arrestimi vjen vetëm disa ditë pasi Banka Qendrore e Serbisë ia hoqi Alta Bankës licencën e veprimtarisë, pas përkeqësimit të gjendjes së saj financiare. 

Kush është Davor Macura?

Macura është një biznesmen serb, i cili e nisi veprimtarinë e tij me një këmbimore valutore në Beograd, në vitin 2008, dhe më pas e zgjeroi biznesin në sektorin bankar, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe tregti. Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.

Në letrën e 14 tetorit, Wilson ngriti pretendime për përfshirjen e Alta Bankës në pastrim parash dhe kërkoi që Macurës t'i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan. Alta Banka i kishte hedhur poshtë këto pretendime në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.

Macura nuk ishte nën sanksione amerikane në kohën kur u bë kjo kërkesë. Për momentin, nuk ka informacione që dëshmojnë ndonjë lidhje mes arrestimit të tij dhe kërkesës së mëhershme për sanksione./REL

airserbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin