2 November 2026, 13:40
Nga E.M

GREQI- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa zona të Greqisë gjatë kësaj të hëne ku priten që stuhitë të vazhdojnë edhe të martën. Situata më problematike është regjistruar në ishullin e Rodosit, ku reshjet intensive gjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Përmbytjet rrugore kanë krijuar kushte të rrezikshme për banorët. Zona e Arkangjelosit ishte ndër më të prekurat, pasi dalja nga shtrati e një lumi shndërroi rrugët në rrjedha të fuqishme uji.
Si pasojë, disa automjete u morën nga rrjedha e ujit, ndërsa dëme të konsiderueshme u raportuan edhe në dyqane dhe ambiente të tjera biznesi. Ekipet e emergjencave dhe shërbimet përgjegjëse kanë nisur ndërhyrjet për përballimin e pasojave të përmbytjeve.
Paralelisht, po punohet për pastrimin dhe rikthimin në funksion të rrjetit rrugor, me qëllim normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Në të njëjtën kohë, me vendim të autoriteteve lokale, shkollat në njësitë bashkiake të Arkangjelos dhe Afantou në Rodos do të mbeten të mbyllura të hënën për shkak të kushteve të këqija të motit.
Vendimi është marrë për arsye parandaluese, me përparësi kryesore sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme në kushtet aktuale të motit./Dosja.al
Rodos
Bota
2 November 2026, 11:08
E.M
NEW YORK- Kryebashkiaku Zohran Mamdani është bashkuar me vullnetarët në piken e 13 miljeve në Long Island City të dielën, m&...
Bota
2 November 2026, 10:55
E.M
POLONI- Një incident i pazakontë, me përplasje fizike dhe verbale ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, ku Preside...
Bota
2 November 2026, 10:44
E.M
BULLGARI- Iliana Yotova ka fituar balotazhin presidencial ndaj Andrei Gurov duke u zgjedhur kështu si presidente më e re e vendit, në një p...
Bota
2 November 2026, 10:23
E.M
SHBA- Në Teksas asnjë demokrat nuk është zgjedhur në Senat që nga viti 1988, dhe në Kansas, demokratët nuk kanë fi...
Bota
2 November 2026, 10:15
E.M
GJERMANI- Karsten Wildberger, Ministri i Çështjeve Dixhitale i Gjermanisë, ka zbuluar të dielën se hakerat kishin shënjest...
Bota
2 November 2026, 10:01
E.M
ITALI- Moti i keq në Itali dhe reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik disa zona nga përmbytjet. Autoritetet kanë...
Bota
2 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Në portin e vjetër të Triestes në verilindje të Italisë dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbu...
Bota
2 November 2026, 09:37
E.M
BRITANI- Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet ...
Bota
2 November 2026, 09:31
E.M
PARIS- Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje pasi u hodhën bomba molotov ndaj forcave të sigurisë...
Bota
2 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Në fushën e futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois një person ka h...