2 November 2026, 10:55
Nga E.M

POLONI- Një incident i pazakontë, me përplasje fizike dhe verbale ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, ku Presidenti Karol Naërocki është përfshirë në një konfrontim me gjyqtarët e institucionit.
Pamjet e publikuara tregojnë presidentin Nawrocki duke tentuar të kalojë mes gjyqtarëve, ndërsa shtyn gjyqtaren Anna Korwin-Piotrowska për t’i hapur rrugë.
Në një tjetër regjistrim, pasi futet në ndërtesë, Presidenti dëgjohet duke iu drejtuar gjyqtarëve me deklaratën: “Ju nuk jeni gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.
Përplasja vjen në një moment tensioni të lartë institucional, pas hyrjes në detyrë të gjyqtarëve të rinj të zgjedhur nga Parlamenti. Të premten, gjyqtarja Korwin-Piotrowska njoftoi pezullimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, duke marrë përkohësisht drejtimin e institucionit.
Presidenti Nawrocki, i mbështetur nga opozita e djathtë, kishte refuzuar më herët betimin e pesë nga tetë gjyqtarëve të rinj, të zgjedhur këtë vit nga parlamenti. Ky vendim ka thelluar përplasjen mes presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore lidhur me kontrollin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pas largimit nga ndërtesa, Nawrocki e cilësoi situatën si një “marrje me forcë të një institucioni kushtetues”. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të zhvillojë konsultime urgjente me drejtuesit politikë, me synimin për të gjetur një zgjidhje për krizën.
Ndërkohë, godina e Gjykatës Kushtetuese vijon të jetë nën praninë e forcave speciale të policisë, ndërsa përreth saj janë mbledhur edhe protestues kundër qeverisë.
Përplasja e fundit shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit politik dhe institucional në Poloni, ku mosmarrëveshjet mes presidentit Karol Nawrocki dhe qeverisë së kryeministrit Donald Tusk vazhdojnë të thellojnë krizën rreth institucioneve të drejtësisë./Dosja.al
Karol Nawrocki
Bota
2 November 2026, 10:44
E.M
BULLGARI- Iliana Yotova ka fituar balotazhin presidencial ndaj Andrei Gurov duke u zgjedhur kështu si presidente më e re e vendit, në një p...
Bota
2 November 2026, 10:23
E.M
SHBA- Në Teksas asnjë demokrat nuk është zgjedhur në Senat që nga viti 1988, dhe në Kansas, demokratët nuk kanë fi...
Bota
2 November 2026, 10:15
E.M
GJERMANI- Karsten Wildberger, Ministri i Çështjeve Dixhitale i Gjermanisë, ka zbuluar të dielën se hakerat kishin shënjest...
Bota
2 November 2026, 10:01
E.M
ITALI- Moti i keq në Itali dhe reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik disa zona nga përmbytjet. Autoritetet kanë...
Bota
2 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Në portin e vjetër të Triestes në verilindje të Italisë dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbu...
Bota
2 November 2026, 09:37
E.M
BRITANI- Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet ...
Bota
2 November 2026, 09:31
E.M
PARIS- Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje pasi u hodhën bomba molotov ndaj forcave të sigurisë...
Bota
2 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Në fushën e futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois një person ka h...
Bota
2 November 2026, 09:19
E.M
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një operacion në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin, me fo...
Bota
2 November 2026, 09:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral, ka kërcënuar Iranin me sulme ajrore, duke deklaruar...