https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
FOTO/ Kim Kardashian nuk ndal së ngushtuari belin, fansat shqetësohen për shëndetin e saj: Pse i pëlqen ta torturojë veten?
Ylli i Hulu ndau foto të reja në Instagram, por ndjekësit vunë re shenja se ajo fshihte dhimbjen prej ngushtimit të tepruar.
16 May 2024, 15:47Nga S.B
Kim Kardashian
SHBA- Fansat e Kim Kardashian janë tronditur nga përdorimi i tepruar i korseve nga ana e yllit 43-vjeçar. Ylli i Hulu ndau foto të reja në Instagram, por ndjekësit vunë re shenja se ajo fshihte dhimbjen prej ngushtimit të tepruar.
Në postim Kardashian pozoi në shtratin e një avioni privat. Themeluesja e Skims tregoi format e saj me një fund lëkure të ngushtë të zi.
“Pse i pëlqen ta torturojë veten me veshje nuk arrij ta kuptoj”, pyeti një përdorues i rrjeteve sociale.
Kim Kardashian
Vetëm disa ditë më parë, fansat e Kim menduan gjithashtu se ajo po përjetonte dhimbje gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq në Met Gala. Kim veshi një fustan të argjendtë të John Galliano për këtë ngjarje, së bashku me një triko gri.
“Veshja e korseve për periudha të gjata mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë frymëmarrjen e kufizuar, problemet e tretjes dhe madje edhe dëmtimin e organeve të brendshme”, tha kirurgu plastik Reza Nasaab.
Kim Kardashian
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet se ka ‘shtrydhur’ organet e saj. Një tjetër paraqitje bombastike në Met Galan e vitit 2019, shokoi fansat kur ylli u shfaq me një bel super të ngushtuar.