Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
FOTOT/ Mahnit Rihanna, merr pjesë në festivalin Crop Over Festival
Ky është një festival që daton në vitin 1974 dhe ka të njëjtin karakter si një paradë karnavalesh.
6 August 2024, 10:44Nga S.B
Rihanna
BARBADOS- Këngëtarja e njohur Rihanna ka bërë sërish një paraqitje mbresëlënëse. Riri performoi në Crop Over Festival në vendlindjen e saj Barbados.
Ky është një festival që daton në vitin 1974 dhe ka të njëjtin karakter si një paradë karnavalesh. Ata që marrin pjesë sigurohen të shfaqen me kostume mbresëlënëse, të cilat mund të kalojnë edhe muaj duke i përgatitur.
Rihanna
Aty sigurisht nuk ka munguar edhe Rihanna, e cila është mësuar të jetë në evente të tilla, aq më pak kur ato organizohen në vendlindjen e saj. Videot dhe fotot të cilat po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë këngëtaren të veshur me një kostum të veçantë, të kompletuar me pupla shumëngjyrëshe.
Në to Rihanna ka veshur një body të veçantë floriri, i cili duket si të brendshme dhe i lë shumë pjesë të trupit të zbuluara.