4 July 2022, 07:38
Nga A.B
Elhaida Dani
TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani, ka treguar se nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku italian. Teksa ka qenë e ftuar në “A live Night”, ajo ka treguar për vështirësitë e hasura gjatë karrierës. Sukseset e Elhaidës kanë qenë të shumtë, por në intervistë ajo ka vendosur të flasë për sfidat e saj më specifikisht për rrugëtimin e saj në “The Voice of Italy”.
“Më thanë që do bëhet për herë të parë ‘The Voice’ në Itali, më thanë thjesht ‘eja dhe bëjmë audicionin e parë’. Isha shumë konfidente. Mora telefonatë pas disa ditësh, më thanë ‘je pjesë e ‘The Voice of Italy’. Pastaj transferohem në Milano disa muaj. Nuk flisja me asnjë njeri sepse kishte shikime të çuditshme kundrejt meje, por nuk e kisha aspak problem sepse qëllimi im ishte të këndoja. Kur isha në skenë kisha aq shumë emocione dhe kur dëgjoj katër herë që kthehen karriget, në ato momente u ula në gjunjë, mezi po kujtoja fjalët. Filluan lajkat e jurisë duke dashur të më merrnin në ekip. Në fund fare them do shkoj me Richardon dhe them që ka qenë zgjedhja më e mirë që kam bërë. Më është kthyer në tutorin tim akoma sot, ishte prezent para disa muajsh në Tiranë kur prezantova albumin tim. Një nga njohjet më të rëndësishme të jetës time. Gjatë periudhës së ‘Voice’, nuk më shkonte ndonjëherë në mendje që mund ta fitoja, por s’më shkonte në mendje dhe që mund të mos ta fitoja. Më merrte malli për familjen, për miqtë, ishte e vështirë, ama nuk mendoja se kishte diçka më të rëndësishme përveç kësaj gjëje. Ka pasur momente që e vuaja fakti që publiku italian nuk donte që të ishte një shqiptare apo një person i çfarëdolloj shteti që kalonte të gjitha fazat e këtij eventi italian, sepse në fund të fundit quhet ‘The Voice of Italy’. Hyja ‘online’ pas çdo episodi dhe shikoja komentet, aty shkoja gropë në moral. Kjo gjëja më bënte të thoja ndoshta nuk e meritoj të jem këtu.”
elhaida dani
Art&Argëtim
4 July 2022, 06:54
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKëto janë ditë paksa të vështira, por me shpirtin e duhur mund të vazhdoni dhe t&...
Art&Argëtim
3 July 2022, 16:37
e.k
Ricky Martin
PORTO RICO- Ricky Martin nëpërmjet avokatit të tij I ka mohuar akuzat për dhunë të bëra nga ish i dashuri i...
Art&Argëtim
3 July 2022, 14:06
A.B
Monika Lubonja
TIRANË- Monika Lubonja është një nga emrat e “showbizz”-it që i kushton gjithnjë shumë rë...
Art&Argëtim
3 July 2022, 12:46
e.k
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
TIRANË-Reperi i njohur kosovar Getoar Selemi ka festuar sot ditëlindjen ku mbush dhe 40 vjeç. Mes urimeve...
Art&Argëtim
3 July 2022, 11:56
e.k
Adele
BRITANI- Mesa duket fuqia e muzikës së Adele që ka bashkuar njerëz në mbarë botën ja ka dalë që të ...
Art&Argëtim
3 July 2022, 11:35
e.k
Arjan Konomi
TIRANË- Opionisti Arjan Konomi duket se po e merr veten pas aksidentit që pësoi në Jordani ku iu nënshtrua dhe nj&eum...
Art&Argëtim
3 July 2022, 11:14
A.B
Loredana Zefi
KOSOVË- Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve “Alba Festival”...
Art&Argëtim
3 July 2022, 10:57
A.B
Duket se ke pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?
Një super sezon si gjithmonë....
Art&Argëtim
3 July 2022, 08:06
A.B
TURQI- Ebru Sahin, një nga emrat më të përfolur në fushën e aktrimit në Turqi dhe ylli i NBA-së, Cedi Osman, kan&...
Art&Argëtim
3 July 2022, 07:24
A.B
Ricky Martin
PORTO RICO- Një gjykatës portorikan ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër këngëtarit Ricky Martin. Urdh...