Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
Zendaya shkëlqen në 'Green Carpet Fashion Awards'/ Fustani i saj u nxorr nga arkivat e vitit 2011
Dizajni u nxor nga arkivat e Roberto Cavalli, e shfaqur fillimisht në koleksionin pranverë/verë 2011 të markës.
7 March 2024, 19:58Nga S.B
Zendaya
SHBA- Aktorja e njohur Zendaya menjëherë pas turneut të saj për shtyp të filmit "Dune: Part Two", mbërriti në Green Carpet Fashion Awards në Los Angeles me një tjetër pamje dramatike. Fustani gri prej mëndafshi shfaqte shpinën e saj por ishte dekolteja dhe detajet e hollësishme të fijeve të fustanit që e kthyen pamjen në të paharrueshme.
Dizajni u nxor nga arkivat e Roberto Cavalli, e shfaqur fillimisht në koleksionin pranverë/verë 2011 të markës. Law Roach, stilisti shumëvjeçar i Zendaya, ishte edhe një herë truri i veshjes së guximshme, duke shtuar copa bizhuterish prej argjendi si prekjen e fundit.
Zendaya
Bukuroshja brune gjithashtu u sigurua që shkëlqimi i saj të plotësonte pamjen, duke zgjedhur t'i mbante flokët e lëshuar me kaçurrelat e saj ikonike dhe natyrale. Gjatë muajve të fundit, Zendaya ka sjellë në çdo tapet të kuq stilin e saj, duke arritur një pamje mahnitëse njëra pas tjetrës.