21 November 2026, 11:15
Nga DOSJA
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Portos, Francisco Moura, realizoi një autogol të pabesueshëm në përballjen me USC Paredes, skuadër që militon në divizionin e tretë.
Gjithçka ndodhi pas një goditjeje të Erik Santanës, të cilën portieri i Portos e devijoi, por topi përfundoi në zonën e rrezikut. Moura ishte i vetëm katër metra larg portës së tij. Me këmbën e majtë, që është edhe më e forta për të, mbrojtësi tentoi të largonte topin, por në vend që ta dërgonte jashtë, e shtyu drejt rrjetës së portës së tij.
Një gafë e pabesueshme, që i dha mundësinë USC Paredes të barazonte rezultatin në 1-1 dhe ta çonte ndeshjen në kohën shtesë. Porto, që rrezikoi një eliminim të turpshëm, arriti të shpëtonte vetëm në serinë e penalltive, duke triumfuar 3-1.
Moura mbeti i shkatërruar në fushë pas episodit, por mori menjëherë mbështetjen e shokëve të skuadrës, tifozëve dhe madje edhe lojtarëve kundërshtarë.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 11:00
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Port...
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...
Sport
21 November 2026, 08:00
ITALI - Milani ka nisur të mendojë për merkaton e janarit. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim në selinë...
Sport
21 November 2026, 07:30
GJERMANI - Mbrëmje e hidhur për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompanyt nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kolnit...