21 November 2026, 11:00
Nga DOSJA
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Portieri i FC Andorra mori pjesë këtë të premte në homazhin e organizuar nga klubi për Jesus de Miguel, sulmuesin e Tenerifes që ndërroi jetë më 3 nëntor, në moshën 30-vjeçare.
Dy futbollistët u përplasën gjatë një ndeshjeje më 2 nëntor, në një aksion larg portës së Andorrës. Një ditë më vonë, De Miguel humbi jetën, duke lënë pas një tragjedi që preku gjithë futbollin spanjoll.
Owono, 25 vjeç, u shfaq në tribuna i veshur me të zeza dhe me një pamje të rënduar. Tifozët e pritën me duartrokitje në këmbë, ndërsa disa prej shokëve të skuadrës iu afruan për t'i shprehur mbështetjen. Ata kanë mbrojtur vazhdimisht portierin, duke theksuar se përplasja nuk ishte e qëllimshme.
Portieri nga Guinea Ekuatoriale është pezulluar për 12 ndeshje nga Federata Spanjolle e Futbollit, me vendim të datës 13 nëntor. FC Andorra ka vendosur të mos e apelojë sanksionin.
Ndërkohë, Owono shpreson të takohet me familjen e De Miguel për t'u kërkuar falje personalisht. Presidenti i klubit, Gerard Piqué, ka dalë në mbrojtje të lojtarit, duke deklaruar se ai "nuk është përgjegjës" për atë që ndodhi.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...
Sport
21 November 2026, 08:00
ITALI - Milani ka nisur të mendojë për merkaton e janarit. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim në selinë...
Sport
21 November 2026, 07:30
GJERMANI - Mbrëmje e hidhur për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompanyt nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kolnit...
Sport
20 November 2026, 22:54
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje me ulje-ngritje në transfertën ndaj Al-Ahli-t. Portugezi gjeti rrugën e rrj...