https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Basha takim me bizneset në Tiranë, akuza ndaj qeverisë: Dje i dha bandës së Lushnjes 727 mijë euro për inceneratorin e Ti
29 May 2020, 09:44Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me bizneset në njësinë numër 8 në Tiranë. I shoqëruar nga Jorida Tabaku, Basha ka zhvilluar biseda me pronarët e bizneseve, për të cilët ka deklaruar se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë. Ndërkohë, kryedemokrati ka ritheksuar se qeveria Rama i ka dhënë ditën e djeshme Bandës së Lushnjes 727 mijë euro nëpërmjet kontratës që ka bërë për Inceneratorin e Tiranës.
“Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.”, shprehet ndër të tjera Basha.
Ndërkohë një qytetare u shpreh ndaj Bashës: “Aplikuam për pagën e luftës, asgjë s’kemi marrë deri më sot. Është shumë keq puna. Po e shtuna e diela pastaj. Unë kam dhjetë vjet me ketë asnjë ditë nuk e kam mbyll lokalin. Të shtunën në ora 21:00 vjen policia, “Mbyll dritat, mbyll lokalin!”. Ça është kjo kështu, mua në 20:30 më vijnë klientët, që dalin tani që është verë.”
Reagimi i plotë:
Basha takon bizneset në Njësinë nr 8 në Tiranë: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI. Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.
Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.
Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.
Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.
Të njëjtën akuzë bëri ditën e djeshme, Lulzim Basha në emisionin “Opinion” ku u shpreh se Banda e Lushnjes ka marrë 727 mijë euro, pas një kontrate që ka bërë me Inceneratorin e Tiranës. Kreu i PD-së u shpreh se mediet censurojnë deklaratat e tij.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet deklaroi se shpreson që Reforma Zgjedhore të përfundojë para 31 majit. Ai theksoi se mezi pret të...
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët. Pritet që mbledhja të nisë në orën 12:00, ku në qendër të ...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontrantën SHBA- Shqipëri për helikopterët ‘’Black Hawk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Arm...
TIRANË- Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Pas mbledhjes përfaqësusit e maxhorancës dhe opozitës kanë treguar se nuk është ar...
TIRANË– Deklarata e analistit Andi Bushati në studion e “Open” ka shkaktuar debate me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. Teksa ky i fundit po fliste për...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se shumë persona e komplimentojnë për sjelljen e tij europian, ndërsa të tjerë ja th...
TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T, ka komentuar zërat se mund të rikthehet marrëveshja e vtiti 2017 dhe të kemi një qev...
TIRANË– Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta...
TIRANË- Komisionieri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Vaferlei, ka zhvilluar sot një bisedë me deputeten Rudina Hajdari. Ka qenë vetë komisioner...