LIVE UPDATES
Bota

BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës

Deputetë të Partisë Socialdemokrate, e cila qeveris së bashku me konservatorët e CDU-së dhe CSU-së, kritikuan nismën e ministrit të Brendshëm.

17 November 2026, 08:45 Nga E.d
BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt
Foto ilustruse

Në përpjekjet për ashpërsimin e rregullave të migracionit, Gjermania dhe katër shtete të BE-së synojnë të lidhin një marrëveshje me Ruandën. Ato duan të dëbojnë drejt këtij vendi azilkërkuesit që janë të detyruar të largohen, edhe nëse nuk vijnë nga Ruanda. Plani pritet të nisë në vitin 2027.

Për momentin, e gjithë nisma është një projekt pilot për 100 persona, që mund të marrë formë diku gjatë verës së vitit të ardhshëm. Megjithatë, kritikat në Gjermani janë që tani të mëdha, sepse bëhet fjalë për qendrën e parë të dëbimit për azilkërkuesit që duhet të largohen nga vendi, në të cilën synon të marrë pjesë qeveria gjermane.

Në kuadër të një konference për migracionin në Vjenë (16.11.2026), ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt (CSU), së bashku me homologët e tij nga Greqia, Danimarka, Holanda, Austria dhe Ruanda, prezantoi planin për ngritjen e një qendre të përbashkët dëbimi në shtetin afrikan të Ruandës. Atje do të dërgohen personat, kërkesat e të cilëve për azil në BE janë refuzuar, që ligjërisht janë të detyruar të largohen dhe që vendet e tyre të origjinës refuzojnë t'i ripranojnë.

Kritika ndaj planit të dëbimit nga partnerja e koalicionit SPD

Deputetë të Partisë Socialdemokrate, e cila qeveris së bashku me konservatorët e CDU-së dhe CSU-së, kritikuan nismën e ministrit të Brendshëm. Deputetja Rasha Nasr tha për DW-në, se kjo nismë nuk ishte dakorduar në këtë formë brenda koalicionit. Ajo kundërshton dëbimet drejt "diktaturës" së Ruandës, duke argumentuar se atje nuk mund të garantohet respektimi i të drejtave të njeriut.

"Në fund të fundit, të drejtat e njeriut nuk janë të parëndësishme për ne. Ato nuk duhet të jenë të parëndësishme as për qeverinë gjermane. Prandaj presim të paktën nga Alexander Dobrindt që në negociatat e mëtejshme të këmbëngulë për respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe pikërisht kjo vihet në pikëpyetje në Ruandë", thotë politikania e SPD-së.

Qendra e dëbimit në Ruandë mbulohet nga e drejta e BE-së

Ministri federal i Brendshëm Alexander Dobrindt nuk sheh ndonjë problem brenda koalicionit. Në fund të fundit, sipas një zëdhënësi të ministrit, po zbatohet vetëm ajo që tashmë mundësohet nga legjislacioni evropian pasreformës së të drejtës së azilit të BE-së. Në të parashikohen shprehimisht "qendrat e kthimit" në vende të treta.

Reforma e së drejtës së azilit u mbështet nga e gjithë qeveria gjermane, pra edhe nga SPD-ja. Marrëveshja me Ruandën përbën një "hap të mëtejshëm në përgatitjen e zgjidhjeve novatore", tha Dobrindt në konferencën e shtypit në Vjenë.

Zbatimi pritet të nisë vitin e ardhshëm. "Duam të tregojmë, se në BE mund ta zbatojmë në mënyrë efektive dhe në përputhje me shtetin ligjor detyrimin për t'u larguar. Ne hasim në kufizime kur vendet e origjinës nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm. (...) Na duhet kjo mundësi për të zbatuar politikën e migracionit", argumenton Dobrindt për angazhimin e tij në favor të qendrave të dëbimit jashtë BE-së.

Ministri i Brendshëm i Ruandës, Vincent Biruta, mori pjesë në konsultimet në Vjenë dhe dha garancitë përkatëse. "Ruanda dëshiron të ndihmojë në vënien nën kontroll të problemit global të migracionit", tha Biruta.

Sipas tij, azilkërkuesit e dëbuar mund të qëndrojnë në Ruandë dhe të integrohen në shoqëri. Në këtë mënyrë mund të përfitojë edhe Ruanda, mendon ministri Biruta. Ai nuk dha informacione për oferta të mundshme financiare nga vendet partnere të BE-së.

 Ruanda synon të ketë efekt frenues

Nuk bëhet fjalë për zhvendosjen e procedurave të azilit nga Evropa në Ruandë. Një gjë të tillë e kishte provuar qeveria britanike, por plani u ndalua në vitin 2023 nga gjykatat në Britaninë e Madhe dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ministri federal i Brendshëm Dobrindt thotë, se bëhet fjalë vetëm për personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani, që i kanë shteruar të gjitha mundësitë ligjore dhe që nuk kanë status mbrojtjeje.

"Nuk bëhet fjalë për kampe të stërmëdha e të mbyllura dëbimi në territorin e Ruandës", thotë Dobrindt. Numri absolut i dëbimeve të mundshme do të ishte relativisht i vogël. Por ai shpreson në një "efekt frenues" ndaj migrantëve dhe rrjeteve të trafikantëve, nëse bëhet e qartë se ata mund të përfundojnë në Ruandë, në rast se nuk u lejohet të qëndrojnë në Evropë.

Organizatat humanitare në Gjermani, si Brot für die Welt dhe Caritas International, e kritikojnë bashkëpunimin me Ruandën. Oliver Müller, anëtar i Caritas-it katolik, shpreh shqetësime humanitare dhe për të drejtat e njeriut. Sipas Müller-it, ekzistojnë rreziqe serioze. Mbetet gjithashtu e paqartë përse dëbimet nga Ruanda do të funksiononin më mirë sesa nga Gjermania.

Në vitin 2025, në Gjermani kishte rreth 60.000 persona të detyruar të largoheshin menjëherë nga vendi, pa perspektivën e një lejeje të përkohshme qëndrimi. Sipas Bundestagut gjerman, rreth 22.000 persona u dëbuan. Disa mijëra të tjerë u larguan vullnetarisht. Në kuadër të politikës së tij për një "kthesë në migracion", ministri i Brendshëm Dobrindt synon t'i rrisë këto shifra.

Padi gjyqësore të mundshme

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Konstanzës, Daniel Thym, pret që marrëveshjet e reja të shqyrtohen nga gjykatat gjermane dhe më pas edhe nga ato evropiane.

Meqenëse shumica e kërkesave për azil të shtetasve nga Ruanda refuzohen në Gjermani, gjykatat mund të arrijnë në përfundimin se vendi nuk është aq i pasigurt. Autoritetet gjermane duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes se kë mund të dërgojnë ligjërisht në një qendër në Ruandë.

"Personat homoseksualë nuk duhet domosdoshmërisht të dëbohen, sepse ata përndiqen në Afrikën Qendrore", përmendi si shembull eksperti i migracionit Daniel Thym në Deutschlandfunk.

Ruanda bashkëpunon prej kohësh me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, UNHCR, e cila, ndër të tjera, kthen refugjatë nga Libia përmes Ruandës në vendet e tyre të origjinës. Në Ruandë kanë gjetur strehim rreth 120.000 persona, përfshirë refugjatë nga vendet fqinje.

Ministri federal i Brendshëm Alexander Dobrindt thekson, se ngritja e një qendre dëbimi synohet të bëhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si UNHCR-ja. Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Barham Salih, ishte i pranishëm në konsultimet në Vjenë.

Një vend i BE-së, Italia, tashmë administron një qendër të vetën për dëbimin e migrantëve në Shqipëri. Atje dërgohen tani vetëm azilkërkuesit e refuzuar që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali./DW

Gjermania Ruandë Azilkërkues

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin