6 November 2026, 15:04
Nga E.d
Foto ilustruse
Bota është rrugës që viti 2026 të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian.
Ky vit veçse ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024 – viti me temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani – tha Shërbimi për Ndryshimin e Klimës, Copernicus.
Temperaturat globale këtë vit “me shumë siguri” do të tejkalojnë pragun prej 1.5 gradë Celsius të niveleve paraindustriale, tha shërbimi.
Mesatarja e temperaturave nga viti 2023 deri më 2026 po ashtu pritet të tejkalojë pragun prej 1.5 gradë Celsius – limiti i caktuar në bazë të Marrëveshjes së Parisit për klimën, që synon të shmangë ndikimet negative nga ndryshimet klimatike.
Copernicus tha se bota ka përjetuar tetorin më të nxehtë në histori, teksa temperatura mesatare globale e ajrit arriti në 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale – periudhë që përfshin vitet 1850-1900.
Tetori ishte muaji i tretë me radhë kur u regjistruan temperatura mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius.
“Në tetor vazhdoi prirja për ngrohje globale, me temperatura rekord të regjistruara në botë dhe në oqeane”, tha Samantha Burgess, drejtuese për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit, qendër që operon me Copernicus-in.
“Fenomeni jashtëzakonisht i fuqishëm El Ninjo po rrit nxehtësinë në ngrohjen globale veçse të shkaktuar nga aktivitetet e njeriut”, shtoi ajo.
Ky njoftim nga monitoruesi evropian vjen teksa vendet po përgatiten që të takohen në fillim të javës së ardhshme në Turqi për samitin dyjavor COP31 të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Këtë vit, bota është përballur me vërshime, valë të të nxehtët dhe zjarre masive.
Parashikuesit globalë të motit kanë paralajmëruar për muaj të tërë se ky El Ninjo, që pritet të arrijë kulmin më vonë gjatë këtij viti, mund të jetë fenomeni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë.
Intensifikimi i fenomenit bëri që temperaturat të arrinin në nivel rekord në zonën e Paqësorit muajin e kaluar, tha Copernicus.
El Ninjo rrit temperaturat e detit, ndikon në ndryshimet e motit dhe rrit rreziqet për thatësira dhe vërshime, duke përkeqësuar gjendjen e ngrohjes globale.
Ekspertët thanë se ky fenomen mund të kontribuojë që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë në histori.
Më 2015, gjatë bisedimeve të klimës të OKB-së të mbajtura në Paris, shtetet e pajtuan që ta mbanin ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, teksa u zotuan se do të përpiqeshin që pragu të ishte në 1.5 gradë Celsius.
Por, në shtator OKB-ja tha se ky objektiv do të tejkalohet brenda vitesh.
Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme që të ulen emetimet e gazrave serrë nga lëndët fosile, në mënyrë që temperaturat të mbahen nën pragun prej 1.5 gradë Celsius./REL
BE
Bota
6 November 2026, 14:57
E.M
BELGJIKË- Mbreti i Belgjikës, Philippe, ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Bart De ëever. Ai ka kërkuar që Kryem...
Bota
6 November 2026, 14:46
E. D
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka paraqitur një plan-kornizë për sigurinë evropiane, së bashku me garancitë e sigurisë...
Bota
6 November 2026, 14:08
E.M
SHBA- Një padi është ngritur ndaj gjigantit teknologjik Google nga prindërit e një vajze 13-vjeçare duke pretenduar se vajza e ...
Bota
6 November 2026, 13:55
E.M
FRANCË- Në Francën lindore ka ndodhur një aksident i rëndë mëngjesin e sotëm më 6 nëntor ku një autobus ...
Bota
6 November 2026, 13:21
E.M
KENIA- Paul Mackenzie, Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave...
Bota
6 November 2026, 13:02
E.M
INDI- Në shtetin verior Uttarakhand të Indisë është rritur ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e një orteku. Pasi...
Bota
6 November 2026, 12:53
E.M
IZRAEL- Pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit Izraeli vijon të përballet me një ngërç politik ndërsa Gadi Eisenkot, rival...
Bota
6 November 2026, 12:03
E.M
LISBONË- Ditën e sotme janë shënuar po ashtu alarme me bombë në fluturimet në Evropë pas njoftimeve të së...
Bota
6 November 2026, 11:54
E.M
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ndikimi i madh ekonomik dhe politik i miliarderit Elon Musk mund të pë...
Bota
6 November 2026, 11:13
E.M
KALIFORNI- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të enjten se synon të ndryshojë dënimet me vdekje për të gjith&e...