6 November 2026, 14:08
Nga E.M

SHBA- Një padi është ngritur ndaj gjigantit teknologjik Google nga prindërit e një vajze 13-vjeçare duke pretenduar se vajza e tyre përdori funksionet e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit të kompanisë për të planifikuar një vetëvrasje të mundshme dhe funeralin e saj.
Padia është depozituar më 2 nëntor në një gjykatë në Kaliforni të SHBA-së dhe konsiderohet si rasti i parë që akuzon Google për neglizhencë lidhur me funksionet e kërkimit të mbështetura nga inteligjenca artificiale, të përdorura përmes kompjuterëve Chromebook të shpërndarë nga shkollat.
Vajza, e identifikuar në dokumentet gjyqësore me emrin Emma, nuk kishte akses në aplikacionin Gemini të Google apo në ChatGPT të OpenAI, pasi të dyja platformat ishin bllokuar nga shkolla. Sipas padisë, vajza nuk kishte pasur më parë probleme të njohura të shëndetit mendor, por brenda disa muajsh gjendja e saj psikologjike u përkeqësua ndjeshëm.
Ngjarja u zbulua më 17 mars, kur sistemi i monitorimit të shkollës sinjalizoi një dokument të krijuar nga vajza me titullin “Funeral”. Prindërit u njoftuan nga shkolla, ndërsa nëna e saj zbuloi më vonë se Emma kishte nisur të shkruante një letër lamtumire. Babai ndërhyri për ta ndihmuar.
Avokati i familjes, Andreë Liddell, i tha agjencisë AFP se shkollat duhet të çaktivizojnë funksionet e kërkimit të Google derisa kompania të heqë modalitetin e inteligjencës artificiale ose të garantojë sigurinë e nxënësve gjatë përdorimit të tij./Dosja.al
Emma Google
Bota
6 November 2026, 13:55
E.M
FRANCË- Në Francën lindore ka ndodhur një aksident i rëndë mëngjesin e sotëm më 6 nëntor ku një autobus ...
Bota
6 November 2026, 13:21
E.M
KENIA- Paul Mackenzie, Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave...
Bota
6 November 2026, 13:02
E.M
INDI- Në shtetin verior Uttarakhand të Indisë është rritur ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e një orteku. Pasi...
Bota
6 November 2026, 12:53
E.M
IZRAEL- Pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit Izraeli vijon të përballet me një ngërç politik ndërsa Gadi Eisenkot, rival...
Bota
6 November 2026, 12:03
E.M
LISBONË- Ditën e sotme janë shënuar po ashtu alarme me bombë në fluturimet në Evropë pas njoftimeve të së...
Bota
6 November 2026, 11:54
E.M
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ndikimi i madh ekonomik dhe politik i miliarderit Elon Musk mund të pë...
Bota
6 November 2026, 11:13
E.M
KALIFORNI- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të enjten se synon të ndryshojë dënimet me vdekje për të gjith&e...
Bota
6 November 2026, 11:11
E. D
SERBI- Lista e Studentëve në Serbi ka prezantuar një sërë propozimesh në fushën e punës dhe çështjeve ...
Bota
6 November 2026, 10:23
E.M
TURQI- Një seri sulmesh me armë zjarri kanë ndodhur në provincën Afyonkarahisar, në Turqinë perëndimore ku tetë pe...
Bota
6 November 2026, 09:46
E.M
FRANCË- Ministri i brendshëm Laurent Nunez deklaroi këtë te premte se dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre u r...