Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Braziliani nuk e përjashton një huazim në janar për të pasur më shumë minuta, por trajneri i Real Madridit nuk dëshiron të heqë dorë prej tij. E ardhmja e sulmuesit mund të vendoset nga një bisedë me Mourinhon.

SPANJE - E ardhmja e Endrick te Real Madridi është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara për merkaton e janarit. Sulmuesi brazilian dëshiron më shumë minuta në fushë, ndërsa interesimi për të nuk mungon. Megjithatë, largimi i tij nuk është në planet e José Mourinhos, i cili e konsideron një element të rëndësishëm për skuadrën.
Endrick ka lënë përshtypje pozitive gjatë grumbullimit me Brazilin, ku shënoi një gol ndaj Singaporit dhe dha një asist për Vinicius Junior. Paraqitjet me kombëtaren kanë rikthyer në vëmendje potencialin e tij, por edhe situatën e vështirë që po kalon në Madrid për shkak të hapësirave të kufizuara.
Vetë futbollisti nuk e ka përjashtuar mundësinë e një largimi gjatë merkatos së dimrit. "Jam vetëm 20 vjeç dhe do të shoh se si do të zhvillohen gjërat. Dua të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar. Kërkoj vetëm më të mirën për karrierën time", është shprehur braziliani.
Megjithatë, pas ndeshjes me Singaporin, Endrick dha një sinjal të qartë për dëshirën e tij për të vazhduar në Madrid.
"Shpresoj ta kaloj gjithë jetën time te Real Madridi, në mënyrë që të ndihmoj gjithmonë klubin dhe shokët e skuadrës", deklaroi ai.
Sa i përket minutave të lojës, sulmuesi ia la përgjegjësinë trajnerit portugez. "Të luaj më shumë? Mendoj se ky është vendimi i Mourinhos. Ai vendos se sa kohë luaj. Unë jam gjithmonë gati të ndihmoj Real Madridin, klubin më të madh dhe më të mirë në botë".
Ndërkohë, në garë për shërbimet e tij janë futur Milani dhe Roma. Të dy klubet italiane po e monitorojnë situatën dhe mund të tentojnë një marrëveshje huazimi gjatë janarit.
Por pengesa kryesore është Mourinho. Trajneri i Real Madridit nuk dëshiron ta humbasë brazilianin, të cilin e sheh si një alternativë të vlefshme në sulm, veçanërisht në krahun e djathtë. Qëndrimin e tij e kishte bërë të qartë edhe në tetor, kur deklaroi: "Ata që janë të interesuar duhet të rrinë duarkryq dhe të presin".
Për momentin, dëshira e Mourinhos është që Endrick të qëndrojë në Madrid. Megjithatë, nëse 20-vjeçari këmbëngul për t'u larguar për të gjetur më shumë hapësira, trajneri mund të detyrohet të rishikojë qëndrimin e tij.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Ronaldinho ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme te Ravenna, edhe pse rikthimi i tij në futbollin e luajtur zgjati vet&eu...
SPANJE - Rinovimi i Arda Güler me Real Madridin deri në vitin 2032 ka sjellë reagime të shumta nga tifozët dhe shokët e skuadr&eu...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian. Ish-futbollistja e përfaqësueses së Brazilit, Gabi Morais, ës...
SPANJE - Real Madridi ka blinduar të ardhmen e Arda Güler. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin turk deri ...
ITALI - Adriano Galliani dhe Giovanni Malagò do të përballen më 14 dhjetor në garën për presidencën e Federatës ...
SPANJE - Juan Mata po ndërton të ardhmen e tij përtej futbollit, duke u përfshirë në një biznes të rëndësish&...
ITALI - Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur pas më shumë se një dekade dhe entuziazmi për legjendën brazil...
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi është marrë në pyetje nga gjyqtarët hetues në kuadër të çështjes së nj...
ITALI - Nicolò Tresoldi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi 22-vjeçar i Club...
ARGJENTINE - Përballja e dhunshme midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të shkaktojë polemika, duke u përhapur në botë...