20 November 2026, 19:51
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët duke synuar kështu bashkimin e tyre për rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Berisha i bëri thirrje dhe aktivistëve, sipas tij, që thërrasin Rama në burg Berisha në burg, që të bashkohen me të, përndryshe kontributi i tyre bie në Lanë. Ndër të tjera ai u shpreh se largimi i Ramës është thirrje për çdo shqiptar.
"I patë vetë dhomat me euro. Të tilla janë dhjetëra dhe qindra para krimi që vërsulen në të gjitha mënyrat kundër qytetarëve. Narko shteti i Edi Ramës, organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje. Falë qëndrimit të pamposhtur pa kompromis të deputetëve të PD, drejtuesve të saj me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale. Kundër vjedhjeve të pafundme të kësaj organizate kriminale. Protestat e opozitës, seriali i tyre nga dhjetori kur shpërtheu skandali Balluku ishin kushtrime për shqiptarët dhe për komunitetin ndërkombëtare. Çdo e keqe ka një fund. Ju jeni jo vetëm lajmëtarët por edhe arkitektë e fundit të kësaj të keqeje. Në qershor pas protestave të PD, shpërthyen si një uragan i paparë në historinë e vendit protesta popullore që u quajt më vonë revolucioni i flamingove, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve, mrekullia më e madhe. ato nuk ishin kurrë as antisemite, as anti Trump, as të nxitura nga Irani apo Greqia. Por shpërthimi i pakënaqësisë, të dhjetëra mijëra shqiptarëve ndaj një regjimi që ne luftojmë çdo ditë. Ajo protestë kishte një mrekulli, protestonin së bashku qytetarët demokratë, socialistë, pa parti, të partive të tjera.
Dhe rrugët e Tiranës nuk kishin njohur një protestë kaq madhështore, epike sa ajo e qershorit. Keni meritë shumë të madhe sepse faktikisht në mbrojtje të idealeve tuaja, ju morët pjesë aktive në këtë protestë, në përputhje me një kod moral të hekurt. Protestë e qytetarëve. Ne si demokratë e respektonim masivisht. Asnjë forcë tjetër politike nuk ka kontributin e PD në atë protestë. Ju nuk u impresionuar nga thirrjet ataviste, apo njerëz dritëshkurtër se PD i erdhi fundi. Po si mund të vijë fundi një partie që ka vizion të vetën të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve, mbijetoi në kushtet më të vështira dhe shpalli si ripërtëritje proces themelor përballje me diktaturën. Protesta e tetorit të studentëve dëshmuan kufijtë e trimëritë së studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Dëshmuan se ata janë të gatshëm ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe. kurrë rrugët e Tiranës nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata. Droga është një fuqi e të keqes. Armë më të këqija në duart e narko shtetit. Një popull i tërë sot në këmbë dhe PD më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë.
Goditjet që i janë dhënë këtij regjimi në 2026 janë fatale për të. Kufomë e pakallur. Këtë e bënë protestat. Çdo ditë që kalon në pushtet, është një ndëshkim për shqiptarët, çdo ditë që qëndron në pushtet, mallkim për Shqipërinë. Jemi në një udhëkryq. Kundër tij janë përdorur protestat më gjigande, më të guximshme, por ka një armë më të fuqishme se këto. Dhe kjo armë nuk është përdorur. Kjo armë është bashkimi. Çërçill në prag të L2B, thotë civilizimi mund të mbijetojë gjatë, vetëm kur një grup i madh njerëzish bashkohen. Këtë e provon historia. Sa herë jemi bashkuar, kemi arritur të kapërcejmë stuhi. Ndaj dhe nuk ka rrethanë që fton më shumë se bashkimi sesa rreziku ekzistencial. Ju jeni gra dhe burra të rinj politikë. Sot për çdo shqiptar, për çdo votë shqiptare, ekziston një rrezik ekzistencial që po shuan kombin. Aktivistë që 5 muaj resht Rama në burg Berisha në burg, bashkohuni se përndryshe kontributin tuaj e merr Lana. Ju dhatë kontribut, pavarësisht se nuk po ndalem. Por bashkimi sepse nuk mund të vazhdohet me idenë e asaj që nuk është. Në çdo betejë je i detyruar të shpëtosh fushën, rigrupimin për sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi dhe vetëm bashkimi," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
20 November 2026, 19:49
E.M
TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka p&eu...
Politike
20 November 2026, 19:32
E. D
TIRANË- Rreth tre milionë euro nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2026 do të përdoren për riforcimin e banesave individ...
Politike
20 November 2026, 19:12
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të s&...
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...
Politike
20 November 2026, 19:05
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 3...
Politike
20 November 2026, 16:41
E. D
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, i është përgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali, duke e ...
Politike
20 November 2026, 16:22
E. D
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditë...
Politike
20 November 2026, 14:53
E.M
TIRANË- Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar kështu listën e produkteve...
Politike
20 November 2026, 14:34
G.M
Oerd Bylykbashi dhe Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kundërshtuar gjatë diskutimeve në Komision...
Politike
20 November 2026, 14:20
G.M
Erion Veliaj
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion blic në qelinë e Erion Veliajt pak minuta pas publikimit t&...