20 November 2026, 13:44
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po pengojnë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore për Erion Veliajn, i cili ka frakturë në këmbë. Në një reagim publik, Berisha e cilëson këtë qëndrim çnjerëzor dhe akuzon prokurorët për heshtje.
Ai u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, OKB-në dhe Kryqin e Kuq, të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin mjekësor të Veliajt.
Reagimi i plotë:
Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia! Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejnë standardet më të zeza e më çnjerëzore të diktaturës më të egër në qëndrimin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Të dashur miq, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë ai, me një letër drejtuar Lubi Ballukut, akuzojnë Lubinë dhe Ramën se nuk i lejojnë ndërhyrjen e domosdoshme në këmbën e thyer, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre për t’ia dorëzuar Bashkinë e Tiranës benjaminit të tyre, Arbër Hajdari. Me këtë qëndrim çnjerëzor ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, dyshja famëzezë Lubi dhe Edvin Balluku dëshmojnë se e duan të vdekur sa më parë Erion Veliajn.
Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të standardeve më të zeza, shtazore, të bastardëve të bllokmenëve hoxhistë, por edhe qëndrimin absolutisht çnjerëzor të prokurorëve të çështjes, të cilët heshtin para këtij krimi shtetëror. U bëj thirrje Komitetit Antitorturë, Komisionerëve për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin ligjor të të burgosurit Erion Veliaj, jeta e të cilit është në rrezik të lartë nga dyshja shtazore Lubi dhe Edvin Balluku./Dosja.al
sali berisah
Politike
20 November 2026, 12:48
G.M
Anëtarë të Listës Studentore në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, në Beograd, më 17 n...
Politike
20 November 2026, 12:35
G.M
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe munges&...
Politike
20 November 2026, 12:24
G.M
Ina zhupa
SARANDA- Deputetja dhe drejtuesja politike e Sarandës, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për kushtet në kopshtet publike të...
Politike
20 November 2026, 12:23
I.A
Belinda Balluku dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar publikisht ish-zëvendë...
Politike
20 November 2026, 11:31
G.M
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e masave emergjente në furnizim...
Politike
20 November 2026, 11:12
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Projektbuxheti dhe paketa fiskale janë miratuar nen për nen në Komisionin e Ligjeve, ku janë përfshirë...
Politike
20 November 2026, 10:32
I.A
Bart De Wever dhe Edi Rama
BERLIN- Kryeministri belg Bart De Wever (N-VA) po fliste për financimin e Ukrainës në takimin e të ashtuquajtur...
Politike
20 November 2026, 10:24
E. D
Avokati Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kryerjen e nj&eum...
Politike
20 November 2026, 09:56
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqev...
Politike
20 November 2026, 08:01
I.A
TIRANË- Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e B...