LIVE UPDATES
Aktualitet

“Berisha fshehu provat, Ramën s’e justifikon asgjë”, Hoxha: 21 janari krim i pastër shtetëror, ka organizator, urdhë

21 January 2021, 19:57 Nga DOSJA
“Berisha fshehu provat, Ramën s’e justifikon

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë mbetën 4 protestues. Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, Hoxha ka thënë se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK, teksa ka shtuar se ngjarja ka qenë e organizuar. Hoxha ndër të tjera shtoi se kjo ngjarje duhet hetuar thellë, si dhe të pyeten persona që mund të hedhin dritë mbi vrasjet që përgjakën 21 janarin e 2019.

Ndër të tjera ai ka thënë se në këtë histori ish-kryeministri Berisha ka fshehur provat, ndërsa për Kryeministrin Rama ka thënë se ka zhgënjyer të gjithë protestuesit që morën pjesë në tubim.

Po ashtu ai tha se vrasja e katër protestuesve është një krim i pastër shtetëror, dhe sipas tij në këtë ngjarje janë të gjithë të përfshirë dhe të gjithë kanë pasur qëllim të përfitojnë.

 “Këtë çështje duhet të jetë SPAK që ta hetojë këtë çështje. Është kërkuar të mos jenë të njëjtë prokurorë sepse ka dyshime se kanë sabotuar hetimet. Janë të gjitha elementët që çështja të hetohet drejtë. Qëllimisht nuk janë pyetur njerëzit e duhur, kam arritur të shoh një pjesë të dosjes, dhe kam vënë re se është shumë qesharake. Si është e mundur që kanë qëlluar njëkohësisht?   Si u rakorduan këta, kush e dha urdhrin? Kjo histori ka urdhërues, organizator dhe zbatues. Kush ka hyrë në kryeministri të fshijë serverin, të gjithë këto elementë duhet të hetohen një nga një. Nuk mund të mbyllet dosja me përbetimet që bën Rama dhe fshehjen e provave që ka bërë Berisha. Kush i ka bërë vrasjet? Dy netë prisja me ankth ekspertizën e armëve të gardës dhe në momentin që ka dalë, unë jam çliruar se mendoja se edhe këtë mund ta fshihnin. Pjesa që bëri Berisha është e pashoqë. Por historia e Berishës iku, ndërkohë Edi Ramën sot nuk e justifikon më asgjë. Moralisht ky ka zhgënjyer të gjithë ata që i nxori në protestë në 21 janar. Jemi 10 vjet pas dhe sot nuk ka drejtësi. Ka ndihmuar familjarët dhe shumë mirë ka bërë, por nuk është thënë se kush i ka vrarë. Kush është përgjegjësi për këta dëshmorë të atdheut. Këta kanë nevojë sot për drejtësi dhe Rama këtë gjë nuk e ka bërë. Ka pasur instrumente, po i ka pasur, ka pasur në dorë Policinë e Shtetit. Nuk është normale që çdo vit në 21 janar shohim të njëjtin ritual. Në çdo ngjarje ku përfshihet politika nuk kemi zbardhje. Ky është një krim i pastër shtetëror, kjo është një ngjarje ku të gjithë i kanë futur duart dhe të gjithë kanë pasur qëllim të përfitojnë.Vrasjet në 21 janar nuk i ka bërë Policia e Shtetit , por i kanë bërë drejtuesit e lartë të gardës së Republikës. Edi Rama e ka konsumuar kohën për të dhënë drejtësi. Justifikimi se ishin prokurorët e Saliut, nuk pi më ujë”. “Një herë e mirë kjo çështje do drejtësi dhe nëse do të hetohet deri në fund ka për të bërë një pastrim të politikës. Mendoja se ndërhyrja e Ambasadës Amerikane ishte një shpresë, jo se do të bënin hetime, por se amerikanët do të influenconin.”- tha Hoxha. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha protesta e 21 janarit artan hoxha protesta e 21 janarit

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...