12 November 2026, 10:55
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kallëzimi i tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka synon ndëshkimin ligjor, të cilën e cilësoi si një person që 'përbën turpin e njeriut'. Gjatë një deklarate për mediat para ambienteve të SPAK, lideri i opozitës u shpreh se ky është kallëzimi i parë që ai ka bërë në jetën e tij.
Sipas tij, Gjoka përbën turpin e njeriut, turpin e zyrtarit dhe punonjësit, turpin e juristit dhe të gjyqtarit. Më tej ai deklaroi se Irena Gjoka, e cila sipas tij ka katër mbiemra, ka të vërtetuara dy dëbime nga Greqia dhe dy falsifikime. Më tej, ai pretendoi se ajo ka të vërtetuar një dënim penal dhe falsifikimet e të gjitha formularëve në të cilët kjo nuk i ka pasqyruar këto dënime.
Sali Berisha: Aty ndodhej busti i Irena Gjokës. Kisha parë, nuk kisha parë, por si kësaj here nuk kisha konstatuar këto që pashë tani. Kjo për vajbin tuaj të mëngjesit. Tani kalojmë tek materia, tek lënda. Erdha me kërkesën e SPAK-ut, i cili bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i të cilës jam unë, kishte kërkuar të pyetem pasi nuk isha pyetur asnjëherë si kallëxues nga Spak-u i partisë. Së pari deklaroj se në të gjithë jetën time, ky është kallëzimi i parë që unë kam bërë ndaj një personi. Ky kallëzim nuk ka asgjë personale, por ky kallëzim synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut. Që përbën turpin e zyrtarit. Që përbën turpin e juristit.
Turpin e gjykatësit. Ndëshkimin e një njeriu që arriti t’u bëjë në qafë kukumalen të gjitha institucioneve të drejtësisë të këtij vendi, të cilat u garantoj se njëlloj si Irena do të paditen për papërgjegjshmërinë e tyre në rastin e Irenës me 5 mbiemra. Po pse Irena përbën turpin e njeriut, turpin e zyrtarit dhe punonjësit, turpin e juristit, të gjyqtarit e me radhë?
Sepse Irena me katër mbiemra është person i cili ka të vërtetuara dy dëbime nga vendi fqinj. Ka të vërtetuara dy falsifikime. Ka të vërtetuar një dënim penal. Ka të vërtetuar falsifikimet e të gjitha formularëve në të cilët kjo nuk i ka pasqyruar këto dënime. Formularit të dekriminalizimit, formularit të vetingut dhe formularit të emërimit si kryetare e gjykatës./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 November 2026, 10:31
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO
TIRANA- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir...
Politike
12 November 2026, 10:13
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
12 November 2026, 09:36
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të...
Politike
12 November 2026, 09:10
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtores së Shërbimit Informativ...
Politike
11 November 2026, 23:36
I.A
Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti arm&eum...
Politike
11 November 2026, 23:06
E. D
TIRANË- Shqipëria shpenzon çdo vit miliona euro në pajisje mjekësore dhe diagnostikuese por sistemi shëndetësor nuk e...
Politike
11 November 2026, 22:47
E. D
TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lid...
Politike
11 November 2026, 21:54
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Dublin foli edhe për emigracionin, duke u ndalur veçan&eum...
Politike
11 November 2026, 21:52
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e tij mbi një dialog të mundshëm me studentët. Ai citoi edhe njëherë...
Politike
11 November 2026, 21:44
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato aktualish...