12 November 2026, 09:36
Nga E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), duke zëvendësuar Vlora Hysenin, e cila u largua nga detyra pas zhvillimeve në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.
Hasani shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë. Gjithashtu ajo është pjesë e strukturës së SHISH pasi ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.
Veprimtaria e saj profesionale është përqendruar në procesin e mësimdhënies në fushën e së Drejtës Evropiane. Në këtë drejtim, ajo zotëron njohuri të thelluara mbi të gjithë procesin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në fushën e menaxhimit të projekteve, ajo ka fituar përvojë të gjerë në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre, duke filluar nga krijimi i partneriteteve, konceptimi i idesë dhe hartimi i projektit, deri te shkrimi dhe zbatimi i tij.
Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019, ajo ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Ajo është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe e angazhuar aktivisht në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lider në mbarë botën.
Në këtë kuadër, së fundmi, ajo është përzgjedhur nga Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projekteve. Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ajo ka qenë pjesë e kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën, në cilësinë e këshilltares dhe shefes së kabinetit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e krijimit dhe konsolidimit të institucioneve të reja për diasporën.
Ajo është ideatore dhe autore e projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, duke garantuar suksesin e propozimit të projektit. Që nga shtatori 2019, ajo drejton Institutin Adriapol – Rritje e Mençur dhe Kreative (Smart and Creative Growth)./Dosja.al
Esmeralda Hasani
Politike
12 November 2026, 09:10
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtores së Shërbimit Informativ...
Politike
11 November 2026, 23:36
I.A
Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti arm&eum...
Politike
11 November 2026, 23:06
E. D
TIRANË- Shqipëria shpenzon çdo vit miliona euro në pajisje mjekësore dhe diagnostikuese por sistemi shëndetësor nuk e...
Politike
11 November 2026, 22:47
E. D
TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lid...
Politike
11 November 2026, 21:54
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Dublin foli edhe për emigracionin, duke u ndalur veçan&eum...
Politike
11 November 2026, 21:52
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e tij mbi një dialog të mundshëm me studentët. Ai citoi edhe njëherë...
Politike
11 November 2026, 21:44
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato aktualish...
Politike
11 November 2026, 21:40
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin e raportit të Komisionit duke thënë se nuk ka përmbajtje të korrupsionit të p...
Politike
11 November 2026, 21:28
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë...
Politike
11 November 2026, 21:18
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama deklaroi se regjimi iranian ka pasur ndikimin në nxitjen e protestave përmes ndërhyrjeve në r...