17 November 2026, 12:55
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për paketën e re fiskale, të cilën e cilësoi si një goditje finale ndaj bizneseve shqiptare dhe investimeve të huaja. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se dhomat e tregtisë dhe organizatat përfaqësuese të biznesit kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të paketës. Sipas tij, paketa fiskale favorizon bizneset që kanë operuar në informalitet, ndërsa rëndon barrën mbi sipërmarrjet e ndershme që kanë respektuar detyrimet ligjore dhe tatimore.
Berisha u ndal veçanërisht te sektori i turizmit, duke thënë se Shqipëria ka një raport të ulët mes numrit të turistëve dhe netëve të qëndrimit në krahasim me vendet e rajonit. Ai paralajmëroi se këto politika mund të nxisin largimin e bizneseve nga Shqipëria dhe të dekurajojnë investimet e reja, duke vënë në pikëpyetje edhe sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë e klimës së biznesit.
Sali Berisha: Dhomat e tregtisë, organizatat përfaqësuese të bizneseve kërkojnë anulimin e menjëhershëm. Kërkojnë mosaplikimin e tij, pasi thashë një vendim i tillë, një paketë e tillë, bën të pasigurt çdo kontratë, çdo parashikim, çdo marrëveshje, çdo detyrim. Nuk mund të ketë veprim më zuzar, një qeveri nuk mund të bëjë një veprim më zuzar se ky. Dhe pse e gjitha kjo? Vetëm një arsye, nga frika se bizneset do të derdhen në rrugë së bashku me protestuesit. Se çfarë arsye tjetër mund të ketë apo jo?
Si mund të bëhet kjo pas shpine? Kjo paketë ndëshkon biznesin e ndershëm. Në një anë shpall paqen fiskale me ata, të cilët kanë fshehur vite e stërvite veprimtarinë e tyre, kurse bizneseve të ndershme iu bie me satër. Vetëm turizmi e ka shkallën e informalitetit në shtretër 78%. Imagjinoni o zotërinj, Mali i Zi me 2 milionë turistë, ka trefishin, katërfishin e netëve të fjetjeve me Shqipërinë që ka 10-11 milionë turistë. Imagjinoni se çfarë ndodh këtu.
Dhe këta në vend që të merren me formalizimin e ekonomisë, këta godasin biznesin e ndershëm. Urdhëroni pra. Kroacia me 15 milionë turistë ka 108 milionë net fjetje. Mali i Zi me 2 milionë turistë ka 11 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë ka 6 milionë net fjetje. Nuk i takon as gjysëm nate turistit në Shqipëri. Imagjinoni ju, shteti më qesharak i botës, ky është. Dhe tani ky me këtë u jep goditje.
Ua rrit edhe këtyre TVSH-në, ua bën më të shtrenjtën në rajon, t’i zhysë edhe më shumë në informalitet.
Gjithçka bazohet në parime të kundërta me ato që duhet të udhëhiqet praktika dhe qëndrimi zyrtar ndaj biznesit. Taksën e karburantit e çon tek makina, por jo në funksion të kilometrave. Pra, si një makinë që bën gjithsej në vit 3 mijë kilometra, ashtu edhe një makinë që bën gjithsej në vit 200 mijë kilometra, sipas Padrinos, ndotin njëlloj dhe duhet të përgjigjen njëlloj për mjedisin. Ka kjo ku të rrijë? Ka mendje njerëzore? Dhe u garantoj që do jetë zero efekti në pompë. Ka dyfishuar taksën e dividentit. Çfarë do të thotë kjo? Thirrje publike për bizneset që të largohen nga Shqipëria.
Vende të tëra nuk kanë fare taksë për dividentin. Vendet përreth e kanë shumë më të ulët. Nga tetë, zgjohet Sadami, në mëngjes dhe thotë do ua bëj 15. Kjo është thirrje për t’u larguar nga Shqipëria.
Pra, paketa fiskale është një colpo di grazia që u jepet bizneseve në Shqipëri. Që u jepet investimeve të huaja. Po pse do vijë investitori i huaj në Shqipëri? Çfarë do u rekomandojë Dhoma Amerikane e Biznesit, Dhoma Gjermane e Biznesit, organizata të tjera, çfarë do u thonë biznesmenëve të huaj, pse do vini në Shqipëri ju që nuk keni pikën e sigurisë? Se i teket atij dhe bën paketa fiskale./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
17 November 2026, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në munge...
Politike
17 November 2026, 12:15
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shtyrjen e...
Politike
17 November 2026, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj&eum...
Politike
17 November 2026, 11:53
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar ditën e sotme për herë të parë të marrë...
Politike
17 November 2026, 11:32
E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se nga 1 janari do të ulen tarifat e për p...
Politike
17 November 2026, 11:24
E.d
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin &ls...
Politike
17 November 2026, 11:00
E.d
Hajredin Kuçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk d...
Politike
17 November 2026, 10:58
E.d
Fadil Fazliu
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtë...
Politike
17 November 2026, 10:57
E.d
Isni Kila
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim t&eum...
Politike
17 November 2026, 10:50
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës n&eum...