7 November 2026, 20:24
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur studentët dhe qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, duke i cilësuar si guximtarë dhe të vendosur përballë asaj që ai e quajti akte diktatoriale të qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehu mirënjohjen për mijëra studentë dhe qytetarë, të cilët sipas tij, hodhën në koshat e mbeturinave dekretet që ai i cilësoi diktatoriale dhe antikushtetuese.
Lideri i opozitës tha se kishte bindjen se studentët dhe qytetarët e Tiranës do të refuzonin kufizimet e vendosura ndaj protestës. Më tej, Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë akt ligjor që bie ndesh me Kushtetutën dhe asnjë kufizim të lirive dhe të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Sali Berisha: Do të përshëndes përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ata mijëra e mijëra studentë dhe qytetarë që sot me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos, me të cilat ai synonte asgjësimin e revoltës studentore. Kisha bindjen më të madhe se qytetarët, se studentët dhe studentet, qytetarët e Tiranës do t'u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do mund të gjejë mburojë, mbrojtje, mendoi se do mund të ndalojë protestën.
Jam këtu për të deklaruar se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga Partia Demokratike. Por, si të faktuara, këto përpjekje dështuan me turp sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, pasi qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
7 November 2026, 19:46
E.d
Përfaqësues politikë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq,...
Politike
7 November 2026, 16:59
Lorin Kadiu
Foto ilustruse
SPAK ka regjistruar procedim penal mbi bazën e kallëzimit që një grup ekspertësh dhe protestuesish depozituan më ...
Politike
7 November 2026, 12:42
E. D
TIRANË- Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar pë...
Politike
7 November 2026, 12:29
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje k...
Politike
7 November 2026, 12:07
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbrëmjen e së premtes mbësh...
Politike
7 November 2026, 09:11
E. D
FIER- Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier zhvillon sot, më 7 nëntor, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit ...
Politike
7 November 2026, 09:07
E. D
KORÇË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka...
Politike
7 November 2026, 08:47
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjet&eu...
Politike
6 November 2026, 21:19
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një nismë të re për promovimin e shahut në sistemin ar...
Politike
6 November 2026, 19:54
E.d
Elisa Spiropali
TIRANA- Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të shoqërohen me deklarata dhe mesazhe ironike në rrjetet s...