Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ajo ka dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm e të pavarur për pretendimet për abuzime policore.

TIRANË- Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri. Ajo ka dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm e të pavarur për pretendimet për abuzime policore. Po ashtu, deputetja austriake ngre shqetësimin për raportimet se studentët dhe familjarët e tyre po gjobiten dhe intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre.
Deklarata e plotë e Gudrun Kugler:
Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet plotësisht. Të rinjtë që dalin në rrugë për të kërkuar llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme në vendin e tyre meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me forcën. I bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje.
Raportimet për përdorim joproporcional dhe të paligjshëm të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të rinj dhe të mitur, janë thellësisht shqetësuese. Kemi marrë gjithashtu raportime se studentët dhe familjet e tyre po gjobiten dhe po intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre, gjë që është po ashtu e papranueshme. Të gjitha këto pretendime duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, duke respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Dhuna dhe sulmet ndaj njerëzve dhe pronës nuk kanë vend në një demokraci dhe duhet të dënohen. Aktet që cenojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit nuk janë në përputhje me standardet moderne të të drejtave të njeriut. Shqetësimet e ngritura nga protestuesit meritojnë përgjigje të besueshme. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në rrugën demokratike dhe europiane, dhe kjo rrugë kërkon sundimin e ligjit, lirinë e tubimit dhe një luftë serioze kundër korrupsionit.
U bëj thirrje autoriteteve shqiptare, të gjitha palëve të përfshira dhe protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me drejtësi e në mënyrë paqësore. I bëj thirrje policisë t’i japë fund çdo forme intimidimi ndaj protestuesve dhe të zhvillojë një dialog të vërtetë me studentët, pedagogët dhe shoqërinë civile.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Erion Veliaj FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje k...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbrëmjen e së premtes mbësh...
FIER- Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier zhvillon sot, më 7 nëntor, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit ...
KORÇË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjet&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një nismë të re për promovimin e shahut në sistemin ar...
Elisa Spiropali TIRANA- Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të shoqërohen me deklarata dhe mesazhe ironike në rrjetet s...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për krimet e...
Pamje nga takimi RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës s&e...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 &cce...