7 November 2026, 08:47
Nga E. D

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “DIALOG”.
Përveç tavolinës me mbishkrimin "Dialog", Rama ka publikuar edhe disa imazhe, kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi dhe këtë Kryeministri e ka cilësuar si destinacionin më të ri turistik të Tiranës.
"MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur," shkruan Rama në Facebook.
Megjithatë, studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e Ramës për dialog, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. Prej shumë ditësh, të rinjtë dalin çdo ditë në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete. Në shenjë kundërshtimi ndaj situatës, studentë dhe pedagogë kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit vijojnë çdo ditë.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
edi rama
Politike
6 November 2026, 21:19
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një nismë të re për promovimin e shahut në sistemin ar...
Politike
6 November 2026, 19:54
E.d
Elisa Spiropali
TIRANA- Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të shoqërohen me deklarata dhe mesazhe ironike në rrjetet s...
Politike
6 November 2026, 17:06
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për krimet e...
Politike
6 November 2026, 16:33
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës s&e...
Politike
6 November 2026, 15:34
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 &cce...
Politike
6 November 2026, 15:18
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformë...
Politike
6 November 2026, 13:52
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, ku sipas tij, studentët dhe t&...
Politike
6 November 2026, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se paratë e përfituara nga trafiku i drog...
Politike
6 November 2026, 13:31
E. D
SERBI- Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se s...
Politike
6 November 2026, 12:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shqiptarët kanë humbur 30% të kursimeve të tyr...