7 November 2026, 12:29
Nga E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas rekomandimit të mjekëve të Spitalit Memorial të Fierit. Sipas informacioneve, gjatë një ekzaminimi të kryer ditën e sotme, mjekët kanë konstatuar se fraktura në këmbën e kryebashkiakut kërkon një ndërhyrje të re kirurgjikale.
Shqetësimet lidhur me gjendjen shëndetësore të Veliajt janë ngritur prej ditësh nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Ky i fundit ka bërë të ditur më herët se prej afro dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve mjekësore për të monitoruar ecurinë e rikuperimit të frakturës, por ato nuk ishin realizuar.
Aktualisht, Veliaj ndodhet në ambientet spitalore të burgut të Fierit, ku u transferua disa ditë më parë nga burgu i Durrësit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka lëvizur me ndihmën e patericave, ndërsa ka përdorur edhe medikamente qetësuese për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga fraktura.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet./Dosja.al
erion veliaj
Politike
7 November 2026, 12:07
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbrëmjen e së premtes mbësh...
Politike
7 November 2026, 09:11
E. D
FIER- Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier zhvillon sot, më 7 nëntor, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit ...
Politike
7 November 2026, 09:07
E. D
KORÇË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka...
Politike
7 November 2026, 08:47
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjet&eu...
Politike
6 November 2026, 21:19
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një nismë të re për promovimin e shahut në sistemin ar...
Politike
6 November 2026, 19:54
E.d
Elisa Spiropali
TIRANA- Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të shoqërohen me deklarata dhe mesazhe ironike në rrjetet s...
Politike
6 November 2026, 17:06
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për krimet e...
Politike
6 November 2026, 16:33
E.d
Pamje nga takimi
RUMANI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës s&e...
Politike
6 November 2026, 15:34
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 &cce...
Politike
6 November 2026, 15:18
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformë...