5 November 2026, 13:39
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat deklaroi se raporti i Progresit në BE ishte thjesht një raport i paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian duke shtuar se vendi ynë krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare. Berisha theksoi se raporti i drejtohet autokracisë elektorale të Kreut të qeverisë, Edi Ramës.
Ai pohoi se Shqiptarët duhet të dinë se Komisioni Evropian i kërkon kështu Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm përfshirë reformën zgjedhore, kthimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin. Në këto ndërhyrje Berisha konsideron si kryeautor Ramën ku tha se Kryeministri për të blerë votat shpërndau 100 euro për çdo pensionist.
Berisha theksoi se Rama ka aktivizuar kartelet e drogës dhe organizatat kriminale të Ergys Agasit duke bërë kështu pjesë të parlamentit 28 deputetë.
"Jam sot këtu për të paraqitur para shqiptarëve e raportit më të rëndësishëm kombëtar vjetor për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi. Së pari, më thjeshtoi shumë paraqitjen para jush, e shkurtova sepse atë që lexuan shqiptarët në fytyrën e Edi Ramës, ajo flet më shumë se vetë raporti i Komisionit. Flet për shkallën e lartë të kryqëzimit të tij. Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit. Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Cili të dojë të krahasojë këtë raport me raportin e funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor të Malit të Zi dhe do të gjejë se Shqipëria krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare. Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.
Unë përshëndes ata, mbi bazën e informacioneve të të cilëve është hartuar ky raport, por edhe ata që kanë hartuar raportin. Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur. Që të gjitha këto kanë autor dhe krye-autor Padrinon e Shqipërisë. Është ai, i cili me ndërhyrjet brutale në procesin zgjedhor, lejoi organizimin dhe organizoi vetë 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë.
Është ai, i cili që nga viti 2020 gjer sot, ka marrë në duart e tij të zeza mbi 90 përqind të pushteteve në vend. Është ai, i cili për të mbetur në karrige, arrestoi në vitin elektoral liderëve e partive kryesore opozitare dhe të partisë së tretë e vendosi në ndjekje penale. Është ai, i cili për të blerë votat, shpërndau në kulmin e fushatës elektorale 100 euro për çdo pensionist. Është ai, Edi Rama dhe asnjë tjetër, i cili për të mbajtur me çdo kusht mandatin, vetëm dy ditë para zgjedhjeve fali 2.1 miliardë gjoba dhe kamata. Është ai që ka organizuar ushtrinë e terroristëve politikë elektoralë. Është ai, dhe asnjë tjetër, që aktivizoi të gjitha kartelet e drogës dhe organizatat kriminale me Gysin e tij për të futur në parlament 28 deputetë të krimit. Është Edi Rama që vendosi të licencojë 138 licenca për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis drogë për votë. Është Edi Rama arkitekti i shkeljes së parimit më themelor të zgjedhjeve të lira, barazisë në garë. Raporti e damkos prandaj edhe i kishte rënë një nur i zbehtë në të zi! E dëgjuat dje apo jo? Dje tha, ky është raporti më i mirë që ka dalë nga Brukseli, por sot i kishte rënë... se nuk po dua të përdor atë fjalë që nuk më shkon mua," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha Edi Rama
Politike
5 November 2026, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat, tha se studentët janë kërcënuar, për faktin se nj&eu...
Politike
5 November 2026, 12:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimi...
Politike
5 November 2026, 12:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët, duke i paralajmëruar me pasoja ligjore dhe penale të gjit...
Politike
5 November 2026, 12:46
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në ven...
Politike
5 November 2026, 12:40
I.A
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiran&eum...
Politike
5 November 2026, 12:38
E. D
Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se sa i përket drejtësis...
Politike
5 November 2026, 12:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet lidhur me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar at...
Politike
5 November 2026, 12:32
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka theksuar se përmbushj...
Politike
5 November 2026, 12:29
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar protestat masive t...
Politike
5 November 2026, 12:27
I.A
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka ngritur shqetësimin për lirinë e medias në ...