5 November 2026, 12:33
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet lidhur me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar ato si të parëndësishme. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, pas marrjes së progres-raportit të Komisionit Evropian, Rama zgjodhi të flasë për ecurinë e qeverisë dhe procesin e integrimit evropian.
Ai deklaroi se progres-raporti është pasqyra e punës së qeverisë dhe se vlerësimi i tij për këtë dokument është pozitiv. Në fund, Rama i cilësoi akuzat dhe zhvillimet e tjera si zhurma makinash në bulevard që s'kanë asnjë rëndësi.
"Së pari dua të them që Raporti i Progresit është në radhë të parë pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë së në çfarë forme është qeveria, lexon Raportin e Progresit dhe e ka aty ‘’dëftesën’’ e qeverisë, një dëftesë që mua më gëzon sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë një progres të madh të cilin për fat të keq, shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe nga kanalet e dezinformimit publik. Nga ana tjetër, dua të them që qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë siç e kam thënë dhe më parë, çdo ditë dhe kur them çdo ditë, çdo ditë me pikërisht, këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur këtu sot në këtë konferencë të posaçme shtypi, objektivi historik i bashkimit përfundimtar të vendit tonë me Europën dhe moslejimi i humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me jashtëzakonisht shumë punë, por dhe që është ndihmuar nga ai që unë e quaj dhe ju e cituat “rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë dhe të shqiptarëve’’. Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vinë nëpër bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju.," tha Rama./Dosja.al
Politike
5 November 2026, 12:32
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka theksuar se përmbushj...
Politike
5 November 2026, 12:29
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar protestat masive t...
Politike
5 November 2026, 12:27
I.A
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka ngritur shqetësimin për lirinë e medias në ...
Politike
5 November 2026, 12:24
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa i ka dorëzuar kryeministrit Edi ...
Politike
5 November 2026, 12:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët kanë jetuar për vite me rradhë mes një kontrasti të ma...
Politike
5 November 2026, 12:18
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e udhërrëfyesit të paraqitur nga Komisioni Europian për...
Politike
5 November 2026, 12:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, tha se vlerësimi i progre...
Politike
5 November 2026, 12:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e progres-raportit për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e re...
Politike
5 November 2026, 12:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si r...
Politike
5 November 2026, 12:03
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, gjat&...