Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Rama vazhdon të njëjtën retorikë për protestat: Duart e regjimit iranian janë në Bulevard(VIDEO)
Rama iu referua gjithashtu edhe një deklarate të një personaliteti francez, i cili, sipas tij, ka folur për përfshirjen e Shqipërisë në luftën hibride dhe ndërhyrjet e huaja në vendet evropiane.
5 November 2026, 12:49Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimit iranian janë në Bulevard. Kryeministri thotë se protestat janë organizuar nga Irani dhe sipas tij ekzistojnë edhe fakte që dëshmojnë për ndërhyrjen e regjimit iranian.
Rama iu referua gjithashtu edhe një deklarate të një personaliteti francez, i cili, sipas tij, ka folur për përfshirjen e Shqipërisë në luftën hibride dhe ndërhyrjet e huaja në vendet evropiane.
“Unë e di që është e lehtë të bësh ironi me përfshirjen e aktorëve të huaj, por përfshirja e aktorëve të huaj në protestën e qershorit deri sot që flasim është reale. Dhe nuk isha unë apo nuk ishte një përfaqësues i institucioneve tona, por ishte një nga personalitetet e mirënjohur të Francës për ndërhyrjet malinje në vendet demokratike që para pak ditësh tha shprehimisht që “Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj lufte hibride”.Unë nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Irani, por kam thënë që duart e regjimit kriminal të Teheranit janë atje në bulevard dhe janë me fakte”, tha Rama./Dosja.al