Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Rama u ndal edhe te protestat e zhvilluara në vend, duke kujtuar mobilizimin e madh të muajit qershor. Ai theksoi gjithashtu se mazhoranca ka ndërmarrë hapa konkretë për t'iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, duke përmendur si shembuj rritjen e transparencës për projektet në Sazan dhe Zvërnec, si dhe masat e përfshira në buxhetin e ri.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në vendin tonë dhe atyre në Serbi. Sipas tij, Shqipëria dhe Serbia përfaqësojnë dy realitete krejt të ndryshme, pavarësisht përpjekjeve për t'i lidhur mes tyre.
Rama u ndal edhe te protestat e zhvilluara në vend, duke kujtuar mobilizimin e madh të muajit qershor. Ai theksoi gjithashtu se mazhoranca ka ndërmarrë hapa konkretë për t'iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, duke përmendur si shembuj rritjen e transparencës për projektet në Sazan dhe Zvërnec, si dhe masat e përfshira në buxhetin e ri.
"Tani, se sa e ngjashme është Shqipëria me Serbinë dhe situata në Serbi me situatën në Shqipëri, këtë mund ta konstatoni duke krahasuar qëndrimin e BE ndaj ndryshimit në Serbi dhe ndaj ndryshimeve të mëdha që ka bërë Shqipëria këtë vit. Pra, janë dy realitete që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët njëri me tjetrin, pavarësisht përpjekjes për t’i bashkuar në funksion të një agjende që nuk është agjenda e BE, nuk është agjenda e qeverisë dhe e shumicës qeverisëse. Është agjenda e atyre që duan të rrëzojnë qeverinë me dhunë. Për sa i takon pastaj mobilizimit të madh, unë e kam thënë vetë dhe kam bërë vetë dallimin midis protestave masive të fillim qershorit dhe degradimit më pas të bulevardit në një arenë “sorrash dhe korbash”, që nuk kishte se si të mos sillte tek dhuna sepse ishte e dhunshme, dhe pa qenë me gurë dhe me molotov në dorë kur parullë kishte “s”ka dialog, jep dorëheqjen”. Legjitime në demokraci që dikush ta mendojë kështu, totalisht ilegjitime të përdoret guri dhe zjarri në funksion të këtij mendimi, ndërkohë që në funksion të protestave masive ne kemi bërë hapa të rëndësishëm për të adresuar ato që i kemi lexuar si arsye të mobilizimit qytetar.
Hapa në drejtim të transparencës. Me këtë rast kujtoj se kemi publikuar gjithçka lidhur me Zvërnecin dhe Sazanin dhe nuk kemi parë asnjë kontestim përmbajtjesor, pasi gjithçka është në anën tonë, për sa i takon procesit të ndjekur dhe ligjshmërisë dhe moralit të Republikës që ne përfaqësojmë në këtë proces. Më pas me buxhetin e ri kemi adresuar drejtpërdrejtë çështje, të cilat lidhen me anën ekonomike të shqetësimeve të njerëzve që nga realizimi i një zotimi të kahershëm të uljes së TVSH-së për shportën në 6% deri tek ulja e drejtpërdrejtë të çmimit të naftës në pompë me 32 lek duke ri spostuar taksën e qarkullimit tek automjeti dhe duke e nxjerrë nga përbërja e çmimit dhe të tjera gjëra që nuk po i numëroj këtu. Kam dëgjuar që është quajtur kthimi tek e majta ideologjike. Këta nuk dinë se çfarë flasin. Nuk është kthimi tek e majta ideologjike, por është krijimi i mundësive për të rishpërndarë më shumë nga rritja e ekonomisë. Ajo që ka qenë prej kohesh objektivi dhe shqetësimi ynë kryesor, si të rishpërndajmë më shumë duke rritur më shumë ekonominë. Nuk e bën e majta dhe e djathta “vezën e kuqe”. Është vetëm ekonomia që na jep ose jo mundësitë dhe ekonomia jonë rritet ndryshe nga çfarë mund të thuhet rritja e saj na ka dhënë mundësinë që të ri shpërndajmë masivisht me një pakete të re që do të ishte totalisht e pamundur dhe ka qenë totalisht e pamundur në kushte të tjera." tha Rama./Dosja.al
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiran&eum...
Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se sa i përket drejtësis...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet lidhur me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar at...
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka theksuar se përmbushj...
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar protestat masive t...
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka ngritur shqetësimin për lirinë e medias në ...
Sofia Moreira de Sousa dhe Rama TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa i ka dorëzuar kryeministrit Edi ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët kanë jetuar për vite me rradhë mes një kontrasti të ma...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e udhërrëfyesit të paraqitur nga Komisioni Europian për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, tha se vlerësimi i progre...